Taekwon Do Ulqini rrëmben 9 medalje të arta në kampionatin e Malit të Zi

October 13, 2012   | Sporti / Sport

 Kampionati i Malit të Zi për Kadet Seniorë dhe Forma

Me datë 13.10.2012 në Podgoricë u mbajtë kampionati i Malitë të Zi për kategorinë e kadetëve dhe seniorëve si dhe për forma në Taekwondo.

Klubi i Tkd-së Ulqini u paraqit me shtatë garues si në diciplinën e formave dhe at të dyluftimit. Rezultati i për Tkd Ulqinin është, gjithësejt 15 medalje prej tyre, 9 të arta, 5 të argjendëta dhe 1 të bronzit.

Garuesja më e sukseshme në radhët e Tkd-së Ulqini ishte Medina Kanaqi me 3 medalje të arta poashtu me medalje u shpërblyen edhe këto garuesë:

  1. Medina Kanaqi  tre medalje të arta,
  2. Nuri Kanaqi dy medalje të arta dhe një të bronzit,
  3. Bojan Vladisavljeviq me 3 medalje, dy të arta dhe nje të argjendë,
  4. Amina Kanaqi  me dymedalje të argjendëta,
  5. Ardiana Karamanaga medalje e artë dhe e argjendë,
  6. Esad Kraja medalje e artë,
  7. Edina Kraja medalje e argjendë.

Falenderojmë prindërit që na mundësuan pjesmarrjen në këtë kampionatë pas shumë vështirsive financiare. Ju urojmë suksese të mëtutjeshme garuesve të Tkd-së Ulqini pasi jemi në një periudhë shumë të vështirë financiare.

Taekwon Do Ulqini