Zeneli: Prononcim lidhur me zgjedhjet e nesërme parlamentare në Mal tē Zi

October 13, 2012   | Opinione

Nesër, me 14 Tetor 2012, do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.Subjektet politike shqiptare garojnë në këto zgjedhje përmes katër kualicioneve apo listave zgjedhore.Ka pasur tentime që shqiptarët të dalin të unifikuar dhe me një listë zgjedhore, por pa sukses. Ka pasur sygjerime që këto zgjedhje të bojkotohen nga ana e shqiptarëve në shenjë proteste ndaj Ligjit zgjedhor që disfavorizon dhe diskriminon shqiptarët,por kjo nuk ndodhi.Ky është realiteti politik,një ditë para zgjedhjeve.
Tani votuesit shqiptar në në Mal të Zi kanë tre opcione:
1. Të votojnë për Kualicionet(Listat) shqiptare;

2. Të mos votojnë fare në shenjë pakënaqësie ndaj aktivitetit të partive,në aspektin e ndasive dhe mosunitetit të tyre apo
3.Të votojnë për kualicionet (listat) e partive sllavo-malazeze.
Derisa opcioni i tretë nuk duhet të konsiderohet aspak për arsy se partia në pushtet (DPS) dhe partitë tjera malazeze tashmë e kanë dëshmuar se nuk iu intereson përmirësimi i statusit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe zgjidhja e të drejtave të tyre kombëtare,kurse opcioni i dytë është e drejtë e cila mund të ushtrohet nga secili qytetar, unë megjithate rekomandoj që VOTUESIT SHQIPTAR TË DALIN NË ZGJEDHJE NË MËNYRË MASOVIKE DHE TË VOTOJNË KUALICIONET SHQIPTARE
( pra, të zgjedhin opcionin e parë).
Kuptohet që partitë shqiptare kanë mangësit e tyre të mjaftueshme dhe paraqitja e bartësve të Listave zgjedhore gjatë fushatës parazgjedhore me rastin e debateve të tyre në kanalet televizive, ishte jo-dinjitoze,megjithate, duke pasur parasysh opcionet(alternativat) e tjera, për momentin, votimi për Listat shqiptare,duket më i arsyeshëm.Gjithashtu,votimi i Kualicioneve shqiptare do të ishte një mesazh i fuqishën ndaj partisë në pushtet se shqiptarët janë ngopur me premtimet e tyre të zbrazta.
Prandaj apeloi votuesit shqiptar që nesër të :
– VOTONI VETËVEHTEN,
– VOTONI IDENTITETIN DHE DINJITETIN E VET KOMBËTAR
– VOTONI KUNDËR DISKRIMINIT KOMBËTAR
– VOTONI PËR NJË ARDHËMËRI MË TË NDRITUR KOMBËTARE
– VOTONI LISTAT SHQIPTARE.

Xheladin Zeneli Facebook

1