Sinishtaj: Qeveria e unitetit e nevojshme për Malin e Zi

October 15, 2012   | Politika

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare tregojnë se koalicioni në pushtet është tronditur, por me gjithë atë do të mbaj pushtetin sepse , sipas të gjitha gjasave, nuk ka dilemë që Millo Gjukanoviq, të arrijë marrëveshjen me partitë e pakicave dhe që të formojë qeverinë, konsideron kryetari i këshillit ekzekutiv të Malit të Zi të drejtë, Rade Bojoviq.

Nga ana tjetër, anëtari i Forcës për bashkim , Vasel Sinishtaj ka deklaruar se Malit të Zi i nevojitet qeveria e unitetit nacional duke vlerësuar se as pushteti , por as opozita deri më tani, nuk e meritojnë mbështetjen e shqiptarëve. Ai ka shtuar se nuk dëshirojnë ti imponohen askujt, duke përsëritur deklaratën e mëparshme se kur ishte koha ti merren të drejtat pakicave , opozita dhe pushteti kishin qëndrime unike.

TVCG

4