Abazoviq: Mali i Zi Pozitiv ne te ardhmen për formimin e qeverise se re

October 16, 2012   | Opinione

Mali i Zi Pozitiv ka vlerësuar sot se në të ardhmen do të shihet se cilat janë modelet më të mira për formimin e qeverisë së re dhe se nuk ka arsye për hapa të shpejtë dhe të pashqyrtuar mirë. Funksionari i Malit të Zi Pozitiv, Dritan Abazoviq, duke komentuar idenë e Frontit demokratik mbi formimin e qeverisë së pajtimit kombëtarë, ka thënë se Qeveria e këtillë nënkupton që të gjitha subjektet të cilat do të participojnë në parlament të jetë pjesë e pushtetit.

Qëllimi i kësaj qeverie, që sipas të gjitha gjasave do të ishte me mandat të kufizuar, do të ishte zbatimi i reformave të caktuara, pastaj mbajtja e zgjedhjeve të para të lira, kurse pas tyre do të formohej lloji konvencional i Qeverisë, ka thënë Abazoviq.

Ai ka shtuar se përfaqësues të Frontit në këtë moment nuk janë të gatshëm ta formojnë qeverinë me koalicionin qeverisës që ka fituar 45 për qind të votave. Abazoviq konsideron se nuk ka arsye për kurrfarë hapash të shpejtë dhe të pashqyrtuar mirë. Koha do ta tregojë se cilat janë modelet më të mira për formimin e Qeverisë, ka vlerësuar ai duke shtuar se Mali i Zi pozitiv do të mbetet deri në fund parimor.

 

 TVCG

3