Në Parlamentin e Malit të Zi,sa shqiptarë

October 16, 2012   | Anketë / Anketa

Podgoricë, 15 tetor – (E plotësuar) Koalicioni Mali i Zi Evropian i partisë në pushtet i ka fituar zgjedhjet që janë mbajtur të dielën në këtë shtet. Sipas rezultateve preliminare, partia e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviq ka fituar rreth 46 për qind të votave.

Sidoqoftë, me këtë rezultat koalicioni nuk e ka shumicën absolute. Kjo është hera e parë, pas zgjedhjeve në vitin 2001, që koalicioni i udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit nuk e fitoi shumicën në Mal të Zi, transmeton KTV njoftimet. Statusin parlamentar e siguroi edhe Partia Boshnjake me 3 mandate dhe tri parti kombëtare shqiptare me nga një mandat, sa edhe Iniciativa Qytetare kroate.

Pas kësaj, numër më të madh të votave ka fituar Fronti Demokratik, pastaj Partia Socialiste Popullore (SNP, dikur krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit në Malin e Zi) me 11 për qind dhe Mali i Zi Pozitiv me 8.3 për qind të votave.

Sipas informatave të fundit në zgjedhjet kanë dalë 70.3 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, që mund të konsiderohet dalje mjaft e lartë.
Këto ishin zgjedhjet e treta pas pavarësimit të vendit në vitin 2006.

Dy deputetë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi

Podgoricë, 15 tetor – 10:34 – Sipas 94.7% të votave të numëruara për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi,që u mbajtën dje,  Koalicioni Mali i Zi Pozitiv – Milo Gjukanoviq  ka fituar 45.6% të votave apo 39 mandate, Fronti Demokratik 23.8% apo 20 mandate, SNP 10.6% – 9 mandate, Mali i Zi Pozitiv 9.8% – 7 mandate.

Ndërsa partitë shqiptare në përbërjen e re te Parlamentit të Malit të Zi do të përfaqësohen me dy deputetë, nga partitë nacionale (pakicë) Partia Boshnjake ka fituar 4.5% apo 3 mandate, Iniciativa Qytetare Kroate 0.5% – 1 mandat, raporton Malësia.

Nga partitë/koalicionet shqiptare, e para renditet Forca për Bashkim (Forca – Genci Nimanbegu, Iniciativa Qytetare – Vasel Sinishtaj dhe Perspektiva) me 1.4% apo 1 mandat, kurse më pas Koalicioni Shqiptarë (PD – Fatmir Gjeka, ASh – Gjergj Camaj dhe LD në MZ – Mehmet Bardhi) me 1.1% apo 1 mandat.

UDSH-PPD – Mehmet Zenka me 0.9% sipas organizatave për monitorim, megjithëse është afër fitimit të mandatit do të mbetet jashtë parlamentit.

Aleanca Rinore e Shqiptarëve – Anton Lulgjuraj po ashtu nuk kaloi pragun, e cila fitoi vetëm 0.1% të votave.

Kuvendi i Malit të Zi ka 81 vende, prandaj Koalicioni i Milo Gjukanoviq nuk ka shumicën absolute. Për sigurimin e shumicës atyre ju nevojiten edhe 2 mandate, ku sipas burimeve jozyrtare partitë e pakicave do të jenë ato të cilët do të i bashkëngjitën në formimin e shumicës. Partia e Gjukanoviqit edhe në përbërjen kaluar kishte në koalicion Partinë Boshnjake dhe atë Kroate, por kësaj herë duket nuk do ta kenë UDSH-në.

Në përbërjen e kaluar parlamentare nga subjektet shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi ishin 4 deputet.

Sipas 94.7% votave te numruara: Aleanaca Rinore e Shqiptarëve, Anton Lulgjuraj – 0.1%     (0 mandante), UDSH-PPD, Mehmet Zenka – 0.9% –   (0 mandat), Koalicioni Shqiptar (PD, Fatmir Gjeka – ASH, Gjergj Camaj – LDMZ, Mehmet Bardhi) – 1.1%   (1 mandat)

Forca per Bashkim – (Forca, Genci Nimanbegu – Iniciativa Qytetare, Vasel Sinishtaj – Perspektiva, Zana Savran) – 1.4%   (1 mandat).

Koha Net