Nimanbegu: Do të vendosin çështjet e identitetit shqiptar

October 16, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Forca, pjesërisht është e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve të kaluara parlamentare dhe partneriteti i mundshëm me koalicionin në pushtet ose me opozitën do të varet nga propozimet për zgjidhjen e çështjes së identitetit të shqiptarëve, ka theksuar nënkryetari i Forcës, Genci Nimanbegu për portall analitika

Sipas fjalëve të deputetit të deritashëm në parlament, në koalicionin shqiptar Forca, janë pjesërisht të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të dielës së kaluar.

Kemi fituar një mandat edhe pse qëllimi ishte të kemi dy mandate , mirëpo jemi të kënaqur me faktin se jemi koalicioni më i fortë shqiptar, ka thënë Nimanbegu.Ky koalicion konsideron se ligji zgjedhor nuk është afirmativ për shqiptarët, gjë që është vërtetuar në këto zgjedhje.Ai , po ashtu ka theksuar se qëllimi i partisë është avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai shtoi se si me pozitën, ashtu edhe opozitën, kanë pika të përbashkëta, mirëpo, edhe dallime.

TVCG

3