Kryetari Cungu u takua me eksperten e Rockfeller Brothers Fund

October 17, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është takuar me eksperten e Rockfeller Brothers Fund

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është takuar sot me eksperten e Rockfeller Brothers Fund nga Nju Jorku znj. Katarin Millonzi dhe përfaqësuesin e organizatës për zhvillim “4E” nga Kosova, z. Shkelzen Bashota. Qëllimi i këtij takimi ishte punimi i studimeve për projekte të ndryshme zhvillimore në turizëm, bujqësi dhe energji të ripërtëritshme.

Kryetari Cungu i ka informuar të pranishmit me situatën në bujqësi dhe turizëm. Ai tha se për Ulqinin është shumë e rëndësishme punimi i studimit të fizibilitetit si dhe përgatitja e infrastrukturës në zonën e biznesit në Krythë, duke thënë se tashmë ka investtitorë të iteresuar për këtë zonë.

Znj. Millonzi dhe z. Bashota i kanë shpalosur idetë e veta në bazë të analizave të deritashme. Ata konsiderojnë se ekzistojnë mundësi të mëdha që Ulqini përmes prodhimeve lokale siç janë: ullini, portokalli, bostani e tjerë të zënë një pozitë të rëndësishme në tregun e rajonit. Ata shtojnë se me një strategji të planifikuar dhe promovim të mirë do të mund të ndikohet në zgjatjen e sezonit turistik.
Znj. Milolonzi, eksperte në eko – gastronomi, do të qëndrojë disa ditë në Ulqin me qëllim të mbledhjes së informatave të nevojshme për fillimin e punimit të studimeve të përmendura. Nën përcjelljen e përfaqësuesve të Zyrës për projekte ndërkombëtare, janë planifikuar disa takime me përfaqësuesit e komunës si dhe vizita prodhuesëve lokalë në Ulqin.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

2