Besimtar islam nga Ulqini nisen ne Haxh + Foto

October 19, 2012   | Bota, Lajmet / Vijesti

Të xhuman më datë 19 tetorë, në mënyrë madhështore nga parkingu dhe rethi i sheshit para Xhamisë së Kryepazarit  në Ulqin,behet tubimi me rastin e përcjelljes së haxhilerëve në haxh. Nisja bëhet sotë në ora 20:00 para Xhamisë së Kryepazarit. Për t’i përcjellë besimtarët tanë nga Ulqini do të dalin familjarë, miq, përfaqësues e Bashkesise Islame të Ulqinit dhe disa përfaqësues nga Komuna e Ulqinit.

Sonte pra nisën mysafirët e pare të Allahut Fuqiplotë. Haxhileret udhetojne per ne vendet e shenjta Islame, pra ne Meke dhe Medine, per te kryer te gjitha ritet qe kerkohen per te plotesuar kushtin e peste islam, Haxhin. Ata e dine mire se haxhi ka lodhje e veshtiresi, ka perpjekje e sakrifica, por ajo qe i shtyn me teper ata te jene optimiste e te gezuar eshte fakti se jane te bindur se haxhi i pranuar ka shperblim te madh dhe e dine mire se haxhi eshte nje mundesi e shkelqyer qe besimtaret te afrohen me Allahun Fuqiplote sa me shume dhe per te fituar kenaqesine dhe shperblimin e madh te Tij.

Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image
Foto nga Imam ef. Suad Ukoshata Facebook


3