Fatmir Gjeka bën marrëveshje me DPS

October 20, 2012   | Shoqëria / Društvo

Përfaqësuesi i “Koalicionit Shqiptarë” (Partia Demokratike – Lidhja Demokratike – Alternativa Shqiptare) Fatmir Gjeka për agjensionin Mina tha se kanë arritur marrëveshjen për qeverinë e ardhshme me DPS – Milo Djukanovic.

Ai sqaroi se nuk vjen në konsiderim thirrja e partisë Mali i Zi Pozitiv (PCG) për një marrëveshje eventuale.
Ditët e ardhshme do të njoftojnë mbi detajet e marrëveshjes, tha Gjeka.

Përderisa koalicioni tjetër shqiptar “Forca për Bashkim” (Forca e Re DEmokratike – Iniciativa Qytetare Tuz – Levizja Perspektiva) në negociata për formimin e qeverisë së ardhshme do të shkoj bashkë me Partin Boshnjake dhe atë Kroate.

Sipas agjensionit Mina ata pritet që sonte të takohen me përfaqësues të DPS kurse të hënën me përfaqësues të Mali i Zi Pozitiv (PCG). /Malesia.Org/

6