Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë ankesën e UDSH-së

October 21, 2012   | Politika

Gjykata  Kushtetuese e Malit të Zi ka hedhur poshtë sot ankesën  e Unionit Demokratik të Shqiptarëve në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 14 tetor 2012.

Unioni Demokratik I Shqiptarëve paraqiti një ankesë në Gjykata  Kushtetuese e Malit të Zi në rezultatet e zgjedhjeve, pasi ato pretendonin se  partia e tyre humbi mandatin e deputetit për shkak të interpretimit jo adekuat të ligjit për zgjedhjen e deputetëve në parlamentin e Malit të Zi.

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve ,Mehmet Zenka ka deklaruar se rregullat e reja në ligjin zgjedhor  janë diskriminim  ndaj shqiptareve në Mal të Zi,çka është edhe më e keqja, 3000 votat tona do ju shkojnë partive që nuk janë shqiptare, ka thënë Zenka për televizionin e Malit të Zi (TVCG).

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri vendosi që ta hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme të UDSH-së.
Poashtu mësohet se  UDSH–ja do te ankohet pranë të gjithave institucioneve ndërkombëtare.

Lajme nga Ulqini

Ja pra edhe interpretimi nga Faceboku i Shqiptarëve në Malin e Zi – Albanians in Montenegro

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi e ka hedhur poshtë ankesën e Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSh) kundër Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ). Ankesa ka qenë lidhur me shpërndarjen e mandateve në bazë të rezultatit zgjedhor, ku UDSh edhe pse ka fituar 0.9% të votave nuk ka fituar një mandat, për shkak të formulës zgjedhore e cila është përcaktuar me ligjin e ri zgjedhor.Sipas Zenkës kjo është një vjedhje që po i bëhet popullit shqiptar sepse 4.000 vota të partive shqiptare (UDSh dhe Aleancës Rinore Shqiptare) i kanë kaluar partive jo-shqiptare.

Luigj Ljubo Shkrela, anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), ka thënë se me rezultatin zgjedhor janë të pakënaqur partitë shqiptare e jo edhe shqiptarët, sepse siç thot ai, jo gjithë shqiptarët kanë votuar partitë shqiptare. Sa i përket ligjit të ri zgjedhor, Shkrela ka thënë se ai është në dëm të pakicave të cilat nuk mund të koordinohen dhe të dalin të bashkuara në zgjedhje. Duke shprehur keqardhjen për mos marrjen e mandatit Shkrela ka thënë se UDSh ka dhënë kontribut të madh në krijimin e një shteti multietnik dhe ka qenë partner i DPS.

 

8