Forca më afër me Koalicionin Mali i Zi Evropian

October 22, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

 

Ulqin, 21-10-2012
Nr:  107/ 12

 

Mbledhja e Këshillit qëndror të Forcës

Këshilli qendror I Forcës në mbledhjen e mbajtur të dielen më 21.10.2012 në të cilin janë shqyrtuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 tetor, me propozim të Kryesisë së partis njëzëri e ka miratuar Platformën politike mbi principet e veprimit të përbashkët për të avancuar pozitën e popujve pakicë në Mal të Zi. Nënshkruesit e kësaj platforme u muarën vesh që së bashku të marrin pjesë në negociatat për formimin e shumicës parlamentare dhe  ekzekutivit të Malit të Zi.

Platforma politike është document I përbashkët të cilën e kanë përgatitur grupet punuese të Partisë Boshnjake, Forcës për Bashkim dhe Iniciativës Qytetare Kroate me të cilën definohen principet dhe qëllimet e veprimit të përbashkët të përfaqësuesve të popujve pakicë në Mal të Zi pas zgjedhjeve parlamentare.

Në pajtueshmëri me këtë platformë politike, Këshilli Qendror I Forcës poashtu ka vendosur që në bisedime për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë së Malit të Zi të dale së bashku me Partinë Boshnjake dhe Iniciaivën Qytetare Kroate dhe bisedimet të fillojnë me Koalicionin Mali I Zi Evropian.

 

Shërbimi për informim

21