KNSH-ja kundër vendimit të Gjykatës kushtetuese

October 23, 2012   | Lajmet / Vijesti, Opinione

KUMTESË PËR OPINION

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi vlerëson se, Vendimi i Komisionit shtetëror zgjedhorë  dhe  Gjygjit Kushtetues, për mospranimin e mandatit të deputetit  të UDSh-së,  është diskriminues dhe shumë i dëmshëm për shqiptarët në Malin e Zi.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve thekson se, KSHZ, gabimisht ka interpretuar dhe implementuar Ligjin zgjedhor,(i cili edhe si i tillë është diskriminue për shqiptarët në Malin e Zi, i kundërshtuar vazhdimisht nga subjektet politike shqiptare dhe KNSH, që nga momenti i përgaditjes dhe aprovimit të tij në Parlament), duke vepruar kështu në kundërshtim me  principin e diskriminimit pozitiv dhe aksionit afirmativ ,  të parapara me rregullat e pranuara të së drejtës ndërkombëtare. Kjo mënyrë e interpretimit të Ligjit zgjedhorë, tregoi pa mëdyshje se ai është diskriminues për shqiptarët edhe në zbatimin e tij, që do të thot se shqiptarët në Malin e Zi janë të dëmtuar  dy herë, krahasuar me të drejtat e arritura më parë.

Fatkeqësisht, Vendimin e pa drejtë të Komisioni shtetëror zgjedhor, këto ditë e vërtetoi edhe Gjykata kushtetuese e Malit të Zi, me të cilin u  dëshmua  se, në Malin e Zi politika gjithnjë dominon mbi të drejtën dhe shtetin ligjorë,  me çka edhe njëherë u vërtetua se shqiptarët si popull autokton në  Malin e Zi nuk janë të barabartë me popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet.

KNSH, poashtu vlerëson se, për   këtë epilog  të rezultatit zgjedhor,dmth humbjes së një deputeti nga tre deputet të mundshëm, një pjesë të përgjegjësisë, e mbajnë edhe partitë politike shqiptare apo disa prej tyre, të cilat nuk patën kurajon dhe guximin që në  zgjedhjet parlamentare të 14 Tetorit, të bashkohen dhe të dalin me një listë zgjedhore me ç rast do të arriheshin tre mandate të munshëm në Parlament.

KNSH gjithashtu kërkon nga   Parlamentit i ri  dhe Qeveria, që sa ma parë të bëhen ndyshimet dhe plotësimet e Ligjit zgjedhor, i cili do të mundësojë që të gjitha votat e fituara   nga një listë zgjedhore të merren në konsiderat për llogaritjen e mandateve të pakicës përkatëse nacionale, në mënyrë që të mundësohet fitimi i  numrit të mandateve, proporcionalisht me numrin e banorëve të popullit përkatës pakicë, konkretisht të shqiptarëve në Malin e ZI.

Kryetari,
Tahir Tahiri

6