Mali i Zi një nga 10 destinacionet botërore për turizëm – Video

October 24, 2012   | Turizmi / Turizam

Revista botërore e turizmit “ Lonely Planet ” në botimin e saj më të ri “Best travel 2013” ka renditur edhe Malin e Zi, si një nga 10 destinacionet më të mira për udhëtim dhe turizëm.
Rajonet dhe vendet turistike janë zgjehdur sipas rritjes së popullsisë, rëndësisë së përparimit të atyre vendeve gjatë 2012 apo për nga atraksionet turistike që ofrohen për turistët e huaj. Lidhur me këtë Mali i Zi është radhitur në vendin e dytë.
Në listën e destinacioneve më të mira gjenden: Shri Lanka, Korea e Jugut, Ekuadori, Ishujt e Solomonit, Islanda, Turqia, Sllovakia, Republika Domenikane dhe Madagaskari. “Kur bëhet fjalë për turizmin, Mali i Zi është në rrugën e shkëlqyer për tu bërë destinacioni kryesor për turizëm”, shkruan revista botërore e turizmit. (INA)

2