Partitë e pakicave duan udhëheqje të ministrive – Video

October 30, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Ende nuk është e qartë se cilat janë vendet që do të u takojnë partive të pakicave në qeverinë e ardhshme.

Nëse gjykojmë informatat të cilat i shkruan gazeta DN, atëherë “Forcës për Bashkim” do të i ofrohet një nga postet ministrore, ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave, ministria e turizmit por është përfolur edhe ministria e arsimit, gjë që nuk është aq e besueshme se mund të ndodhin.

Gjithçka është në tryezë, të gjitha opsionet janë të mundshme, pasi duhet formuar qeveri, kurse pakicat edhe kësaj herë do të jenë vendimtarët. Ndoshta do të pranojnë ofertën pa hezituar, siç bëri përfaqësuesi i “Koalicionit Shqiptar” Fatmir Gjeka, shkruan gazeta DN.

Sipas po të njëjtit burim, pikërisht Fatmir Gjeka ka dobësuar rrolin e shqiptarëve në këto bisedime, sepse ka mbështetur DPS-in pa e kushtëzuar.
Si shpërblim do të fitojë një nga vendet e këshilltarëve. Kjo është më së shumti çka do të fitojë.

Nga koalicioni “Forca për Bashkim” ende nuk kanë theksuar publikisht se cilat janë kushtet në të cilat ata do të pajtoheshin për të formuar një shumicë qeverisëse me DPS. Kreu i Forcës Genci Nimanbegu i tha gazetës DN se pritet  që partitë e pakicave sot të nënshkruajë platformën e përbashkët.

Për subjektin kroat me rëndësi është që ata të jenë pjesë e qeverisë dhe nuk kanë pretendime të caktuara.
Kurse Partia boshnjake sipas gjitha gjasave do të kërkojnë një nga postet më të rëndësishme. Sipas informatave aktuale, ata do të kërkojnë postin e zëvendës-kryeministrit, nënkryetarit të Parlamentit por edhe ministrinë e bujqësisë, shkruan në gazetën e përditshme DN. /Malesia.Org/

5