Përfaqësuesit e partive të pakicave sot pritet të nënshkruajnë platformën

October 30, 2012   | Politika

Përfaqësuesit e partive të pakicave sot pritet të nënshkruajnë platformën me të cilën do të definohet bashkëpunimi afatgjatë dhe paraqitja e përbashkët gjatë formimit të shumicës parlamentare me Malin e Zi Evropian.

Platformën duhet ta nënshkruajnë përfaqësuesit e partisë Boshnjake, Forcës dhe Iniciativës Qytetare Kroate. Këto tri parti kanë fituar 5 mandate, kurse Mali i Zi Evropian 39.

Kandidati për deputetë i Forcës Genci Nimanbegu ka thënë dje se pret që partitë e pakicave, bisedimet rreth tekstit përfundimtar të platformës,do të vazhdojnë sot.

Jam optimist që platforma do të nënshkruhet, na nevojitën harmonizime të vogla, por sipas të gjitha gjasave ky dokument do të nënshkruhet nesër, ka thënë ai.

Funksionari i partisë Boshnjake, Sulo Mustafiq ka thënë më parë se ka mbetur që në platformë të definohen edhe disa hollësi të caktuara, të cilat më tepër kanë natyrë teknike se përmbajtjesore.

TVCG

 

3