‘’Miss Globe’’ zbarkon në Ulqin + Foto

October 31, 2012   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Nga 26 tetori deri më 10 nëntor pritet që në Shqipëri e më saktë në qytetin e bukur të Vlorës të organizohet spektakli i bukurisë ‘’Miss Globe 2012′’. Nga 26 deri më 29 të gjitha bukuroshet pritet që të arrijnë në Aeroportin e Rinasit, ku do të kenë një pritje madhështore.  Ndërkohë nga data 30 tetor e deri më 5 nëntor pritet që bukuroshet e globit të kalojnë një tur shëtitjesh nga Durrësi, Tirana, Lezha, Kukësi, Ulqini, Prishtina, Struga dhe më pas, kthimin në Vlorë.

Pas datës 5 deri në 9 nëntor do të bëhen provat e spektaklit, ndërsa më datë 9 pritet që të ndahen tri çmime, ‘’Miss Bikini, Miss Talent dhe Miss Disco Queen’’. Ndërsa më datë 10 nëntor do të jetë finalja e madhe e ‘’Miss Globe’’, që pritet të transmetohet në disa kanale të ndryshme televizive.

Bukurinë shqiptare këtë radhë do ta përfaqësojnë Kleoniki Delijorgji (Shqipërinë) dhe Loreta Avdyli (Kosovën). Angola, Bjellorusia, Bolivia, Bonaire, Bosnja & Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Kanada, Kina, Kolumbia, Kroacia, Danimarka, Republika Domenikane, Anglia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, India, Italia, Xhamajka, Kazakistani, Korea e Jugut, Letonia, Lituania, Maqedonia, Malajzia, Meksika, Mali i Zi, Nigeria, Norvegjia, Pakistani, Filipinet, Polonia, Portugalia, Romania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Tajvani, Trinidad Tabago, Turqia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara, janë këto shtete të cilat do të dërgojnë bukuroshet e tyre si përfaqësuese në ‘’Miss Globe’’, që mbahet në Shqipëri (Vlorë).

Panorama