Në platformën e partive të pakicave nuk përmendet Komuna e Malësisë

November 1, 2012   | Politika

Kërkesa për statusit e Komunës së Malësisë nuk përfshihet në platformën e përbashkët të partive të pakicave, shkruan gazeta Vijesti.

Platforma e përbashkët e partive të pakicave,  koalicionit shqiptarë “Forca për Sashimi” (Forca-Iniciativa Qytetare-Lëvizja Perspektiva), Partia Boshnjake dhe Iniciativa Kroate, e cila do të përdoret për negociatat në formimin e qeverisë me Koalicionin Mali i Zi Evropian – Milo Djukanivic, nuk përmban kërkesën për statusin e Komunës së Tuzit – Malësisë.

Sipas Vijesti, ishte kërkesa e Partisë Boshnjake që Komuna e Tuzit mos të përmendet në platformë me arsyetim se dega e Podgoricës e kësaj parti ka qëndrim negativ për komunën e Tuzit, duke theksuar qëndrimin e njërit ndër funksionarët e saj në Tuz, Nedzat Dresevic i cili është kundërshtarë i Komunës së Malësisë por edhe i kremtimit të përvjetorit të Kryengritjes së Malësisë të 1911.

Si kompromis që komuna e Tuzit mos të përfshihet në platformë Partia Boshnjake me Forcën për Bashkim ka ra dakord që të kërkohet decentralizimi, i cili sipas tyre nënkupton krijimin e komunave të reja.

“Kur përfaqësuesit shqiptarë kishin theksuar se Komuna ishte ndër premtimet kryesore gjatë fushatës zgjedhore, nga Partia Boshnjake kanë fituar premtim se do të jenë pro kësaj kërkese kur të jenë e nevojshme, por futja e kësaj çështje në platformë do të krijonte probleme”, theksoi për Vijesti një funksionar i nënshkruesve të platformës.

Nazif Cungu, kryetari i Forcës së Re Demokratike tha se në platformë nuk kanë specifikuar kërkesat e veçanta, të cilat do të konkretizohen më pas.

Sipas informatave jozyrtare në platformë janë kërkesat si ajo e decentralizimit të pushtetit, punësimi proporcional i pakicave në administratë, investime në vendet ku jetojnë pakicat, respektimi i ligjit etj.

Platforma ende nuk është bë publike. /Malesia.Org/

6