PDS aprovon platformën e pakicave

November 2, 2012   | Shtypi / Mediji

Kryesia e PDS aprovoi mbrem platformën e partive te pakicave për bisedime mbi formimin e shumicës parlamentare.

Ne ditët qe vijnë do te formatizohen marrëveshjet ndërmjet partnereve ne koalicion dhe shumica e ardhshme parlamentare për c’gje do te informohet presidenti i Malit te Zi.

Me këtë do te krijohen kushtet për formimin e qeverise se re te cilën përsëri do ta udhëheq dhe kryesisht do te përbeje PDS ,kurse qëllimi dhe prioritetet do te jene përmirësimi i kualitetit te jetës te te gjithë banoreve, vazhdimi i integrimeve euroatlantike si dhe përparimi i përgjithshëm ekonomik e shoqërore i Malit te Zi,thuhet ne kumtesën për opinion te PDS.

Te përkujtojmë se ne platformën e partive te pakicave kërkohet përfaqësimi autentik i popujve pakice ne tere sektorin publik ,qe nënkupton qeverinë ,institucione publike, administratën lokale etj. Po ashtu kërkohet zhvillim i barabarte rajonal,decentralizimi i pushtetit si dhe restitucioni i drejte.

Me pare është theksuar se partia boshnjake do te kërkojë vendin e nënkryetarit te parlamentit si dhe një vend ne qeveri. Ndërkaq, Forcës duhet ti takoje funksioni i ministrit për te drejtat e pakicave dhe te njeriut.

TVCG