Përfaqësuesit e Koalicionit Mali i Zi Evropian dhe të partive të pakicave nënshkruan sot marrëveshje

November 6, 2012   | Politika

Përfaqësuesit e Koalicionit Mali i Zi Evropian dhe të partive të pakicave nënshkruan sot marrëveshjen mbi veprimin politik të përbashkët, kurse kah fundi i kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme mund të bëhet e njohur se kush do të jetë kryeministër, tha kryetari i Partisë Demokratike të Socialisteve, Millo Gjukanoviq.

Gjukanoviq, i pyetur nëse me marrëveshje, të cilën e nënshkruan ai dhe lideri i Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq, është definuar se cilat vende do t’u takojnë përfaqësuesve të partive të pakicave, tha se me këtë dokument nuk janë precizuar këto çështje, por nuk ka asnjë mëdyshje se përgjigja jonë politike është e qartë që koalicioni i partive të popujve pakicë do të kenë vend përgjegjës në parlament, gjegjësisht vendin e nënkryetarit të parlamentit.

Gjukanoviq ka thënë se janë precizuar edhe të drejtat që koalicioni i partive të pakicave do të kenë në qeveri, por jemi pajtuar se çështja e posteve konkrete në qeverinë është çështje që do të diskutojnë përfaqësuesit e këtyre partive me mandatarin, kur të caktohet.

Husoviq ka rekomanduar se me nënshkrimin e marrëveshjes janë krijuar kushtet për shumicë parlamentare stabile dhe për themelimin të shpejtë të qeverisë.

Për përfaqësuesit e partive të pakicave, kjo është edhe një sfidë sepse kemi dhënë kontribut për demokratizimin e Malit të Zi, ka vlerësuar ai, duke rekomanduar se përfaqësuesit e partive të pakicave do të përpiqen që të kontribuojnë në qeveri në pozitat e caktuara ku do të gjenden.

TVCG

U mbajt mbledhja konstituive e parlamentit të ri të Malit të Zi

Mbledhja konstituive e përbërjes së re të parlamentit, që ka 81 vende deputetësh, filloi me intonimin e himnit të Malit të Zi, me ç’rast nuk morën pjesë përfaqësuesit e Demokracisë së re serbe – Nova, si dhe Predrag Bullatoviq, Millan Knezheviq dhe Vlladisllav Bojoviq nga Fronti Demokratik. Pas intonimit të himnit malazez, ata hynë në seancën plenare.

Parlamenti ua verifikoi mandatet deputetëve në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, kurse, për shkak të mospërputhjes së funksioneve, gjashtë prej tyre dhanë dorëheqjen.

Përveç vërtetimit të mandateve në rend dite është edhe zgjedhja e kryetarit të parlamentit. Është paraparë edhe vërtetimi i numrit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të parlamentit dhe kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Administrativ.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, koalicioni Mali i Zi evropian ka fituar 39 vende deputetësh, Fronti Demokratik 20, Partia Socialiste Popullore 9, Mali i Zi Pozitiv 7, kurse Partia Boshnjake 3 mandate. Në parlament nga një deputetët do të kenë edhe Iniciativa qytetare kroate, Forca për bashkim dhe Koalicioni shqiptar i përbërë nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare.

TVCG

Krivokapiq përsëri kryetari i parlamentit

Lideri i Partisë Social-demokratike, Ranko Krivokapiq përsëri sot është zgjedhur kryetar i kuvendit të Malit të Zi. Ky është mandati i katërt i tij në detyrën e kryetarit të parlamentit dhe për herë të parë është zgjedhë në vitin 2003. Në votimin e fshehtë për zgjedhjen e Krivokapiq kanë votuar 36 deputetet, 34 ishin kundër dhe një fletëvotim ishte i pavlefshëm.

Kuvendi u ka vërtetuar mandatin deputetëve të ri nga PDS të cilët do ti zëvendësojnë ata të cilët kanë dhënë dorëheqje për shkak të mospërputhjes së funksioneve.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq është i obliguar që të propozojë mandatarin për përbërjen e qeverisë së re brenda 30 ditëve prej ditës së konstituivit të parlamentit. Kjo parashihet me kushtetutën e Malit të Zi.

TVCG

Vujanoviq pret mbështetjen e parlamentit

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka theksuar se nga përbërja e re e parlamentit e pret mbështetjen në veprimtarinë e përbashkët në integrimet euroatlantike dhe në zgjidhjen e çështjeve ekonomiko-sociale. Ai ka shtuar se këto janë dy tema të cilat duhet të jenë prioritet i qeverisë së ardhshme, duke theksuar se parlamenti do ti kuptojë si vlerë dhe detyrim të veçantë.

Vujanoviq i përgëzoi të gjithë deputetet, mandati i të cilëve është vërtetuar, duke theksuar se fushata dhe dita e zgjedhjeve kanë fituar notë të lartë të vëzhguesve ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se pret që parlamenti në mandatin e ardhshëm do të ketë atmosferë konstruktive dhe do të kontribuojë në promovimin e Malit të Zi në ushtrimin e pushtetit ligjdhënës dhe se do të jap nxitje të fortë integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

TVCG