Aktivistēt e shoqatēs “Ana e Malit” nē New York,ndihmojnē tē dēmtuarit nga uragani

November 7, 2012   | Opinione

Nē frymēn solidarizuese me viktimat e  dēmtimeve materiale tē shkaktuara nga Uragani “Sandy”  e javēs sē kaluar (29 Tetor 2012), njē grup aktivistēsh tē Shoqatēs “Ana e Mali” nē New York, muarēn iniciajativēn ,fundjavên e kaluar (me 3 dhe 4 Nēntor )pēr tē ndihmuar bashkēvendasit e tyre nē riparimin e pasojave  shkatēruese tē kēsaj stuhie nē Staten Island(NY).

Kēto ndihma ishin nē forma tē ndryshme por kryesisht nē formēn e spastrimit tē shtēpive nga pasojat e vêrshimeve tē ujit nē podrumet dhe pjesēt e tjera banuese tē shtēpive, pastaj nē formēn e ofrimit tē gjeneratorēve pēr ata tē cilēt kanē mbetur pa rrymē elektrike, si dhe ofrimin e materialeve tē tjera ndērtimore pēr sanimin e pērkohshēm tē atyre pronave shtēpiake qē janē dēmtuar mē sē shumti.Kurse njē grup i vajzave u muar me shpērndarjen e veshmbathjeve ndēr familjet mē me nevojē. Kēto veshmbathje ishin  donacion i komunitetit shqiptar nē Staten Island. Brenda dy ditêve sa zgjati aksioni, i ndihmuan mbi 20 familje shtēpiake tē Staten Island.

Eshtē me rēndêsi qē tē pērmenden emrat e atyre qē nē rradhē tē parē sakrifikuan  kohēn dhe dhanē  kontributin e tyre, jo vetêm fizik por edhe ate moral nē lehtēsimin e gjendjes sē atyre qē kanē qenē mē tē efektuar  nga  pasojat e kēsaj fatēkeqēsie natyrore, dhe kēto janê:

Ismet Kurti, Alban Mustafa, Granit Kurti, Bajame Llolla, Edona Gjeloshi, Adelina Gjeloshi, Nail Llolla, Dul Gjeloshi, Fatmir Kallaba, Adem Tela, Gēzim Kurti, Xheneta-Gjeka Osmani, Adriana Gjeloshi, Ramē Kovaçi, Enver Kallaba, Arialda Gjeka, Adisa Gjeka, Suad Kurti, Neser Gjeloshi, Vehbi Spahiu, Ruzhdi Pali, Fatmir Salaj, Sabir Çapriqi, Nail Çapriqi, Rexhep Kollari, Dino Nela, Hysen Mehmedi, Ilmi Mehmedi, Sami Mehmedi, Bajram Nika dhe Ajet Shaba. Kurse Ismet Nika dhe Naser Nika kontribuan duke siguruar ushqimin  pēr vullnetarēt aktivistē tē lartēpērmendur,ditēn e Shtundē dhe ditēn e Diel.Kurse bashkatdhetari nga shteti i Maryland-it, z. Sabaudin Gashi premtoi hapjen e dyerve tē shtēpisē sē tij pēr strehim , viktimave eventuale tē stuhisē,respektivisht pēr ata tē cilēt kanē mbetur pa kulm mbi shtēpi.

Aktivistēt vullnetarē,shprehin dēshirēn e tyre se do tē angazhohen pērsēri edhe nē fundjavēn e ardhshme,nēse paraqitet nevoja.

Me kēte aksion humanitar,u dēshmua edhe njē herē se  komuniteti shqiptar i Anēs sē Malit nē New York me rrethe, janē çdo herē tē gatshēm qē tē mobilizohen dhe tē ndihmojnē nē raste tē fatkeqēsive natyrore,qofshin ato nē vet komunitetin ku ata jetojnē e veprojnē, apo nē vendlindjen e tyre.

 

 

Xheladin Zeneli

New York

6 Nēntor 2012

 

P.S.

Nē pregatitjen e kētij shkrimi informues dhe me fotografi,

ndihmoi z. Ismet Kurti.

1