Shqiptarët në Mal të Zi koalicion me pushtetin

November 8, 2012   | Politika, Shoqëria / Društvo

Kuvendi i Malit të Zi zhvillon mbledhjen konstituive të tij. Shqiptarët në këtë kuvend do përfaqësohen me vetëm dy parti FORCA dhe Partia Demokratike. Lideri historik i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka nënshkruar marrëveshje edhe me forcat shqiptare të cilat do jenë pjesë e qeverisjes së ardhshme. Mali i Zi edhe për një mandate katër vjecar do udhëhiqet nga partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit, e cila që në vitin 1989 është në pushtet në Mal të Zi. Mësohet se gjatë mbledhjes konstuituive të kuvendit partitë politike pro serbe nuk do jenë të pranishme në momentin e intonimit të himnit malazez.

Në qeveri me Gjukanoviqin do jenë partneri i tij historik i koalicionit Partia Social Demokrate, Partia Boshnjake, Iniciativa Qytetare Kroate si dhe dy partitë Shqiptare FORCA dhe Partia Demokratike. Ndërsa në kuvend do jenë 4 deputet Shqiptar Genc Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka nga partit Shqiptare, ndërsa nga partitë e spektrit qytetar do jenë Luigj Shkreli i partise së Gjukanoviqit dhe deputeti më i ri në kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq i partisë Mali i Zi Pozitiv. Por ende nuk dihet se cilat do jenë postet që partië Shqiptare do kenë në qeverinë e Malit të Zi. Ndërsa në fund të kësaj jave mund të mësohet se kush do jetë edhe i mandatuari, që më shumë gjasa do jetë ish-kryeministri Millo Gjukanoviq.

TV1 CHANNEL