U përurua në New York, libri i mr. Flamur Anamalit

November 14, 2012   | Kulturë / Kultura

Me daten 4 Nëntor 2012, nē Staten Island ( New York) u organizua pērurimi i librit me titull “Kultura shqiptare nē tekstet e shkollēs fillore me mēsim nē gjuhēn shqipe nē Mal tē Zi”, i autorit Flamur Anamali.
Pērurimi u organizua me inicijativēn e z. Xheladin Zeneli. Organizimin e mbrēmjes sē përurimit, gjithashtu e ndihmuan dhe e sponzoruan z. Sefer Avdiu dhe z. Naser Nika.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm pjesētarē të komunitetit shqiptar me banim dhe punë në SHBA, dashamirés tē librit shqip.
Fjalēn përshëndetëse si dhe trajtimin e librit në pikëpamje apo qasje politike e mbajti z. Xheladin Zeneli, ku nē mes tjerash tha: ” Autori i këtij libri, demaskon qartë qëllimet e politikës arsimore në Mal të ZI, e cila kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë ,në vend që t’ju mësohet gjuha,letërsia,kultura ,arti dhe historia e tyre kombëtare, përkundrazi, përmes programeve shkollore të shtetit , udhëheqet një politikē asimiluese dhe sllavizuese…”.
Pēr qasjen metodike ndaj librit foli z. Xhafer Shabani i cili poashtu potencoi gjendjen e tanishme tē teksteve shkollore i cili ēshtē rezulltat i strategjisē asimiluese tē pushtetit qendror. Ai tha se ” tani është gjendja edhe më e rēndē se nē kohēn e monizmit,ngase atëherë kishim tē drejtē ligjore që tē shfrytēzojmē tekstet mësimore nga Tirana dhe Prishtina,gjē qē sot nuk lejohet nga ana e Ministrisē sē Arsimit tē Malit tē Zi”.
I fundit per librin foli vet autori Mr. Flamur Anamali, i cili ndēr tē tjera tha se gjendja e teksteve eshte shumē e pavolitshme pēr nxēnēsit shqiptar , duke u referuar ne faktin se përveç që nuk inkuadrohen vlerat e kulturës shqiptare, kemi imponim të vlerave të huaja, ku dominojnë ata sllave.Ai poashtu tērhoqi vëmendjen se faktori politik shqiptar mund të kontribojë në avancimin pozitiv të kësaj gjendjeje.
Pas fjalimeve tē rastit, fjalēn e muarēn edhe disa pjesëmarrës tē kësaj mbrëmjeje përuruese të cilët përmes pyetjeve dhe komenteve shprehën shqetësimet e tyre për gjendjen e teksteve mēsimore nē gjuhēn shqipe si dhe për pozitën diskriminuese tē nxēnēsve shqiptar nē Mal tē Zi.
Gjithashtu u diskutua edhe per format dhe mundēsitē e ofrimit tē ndihmēs dhe konstruktivitetit tē diasporës shqiptare në SHBA, për përmirësimin e kësaj gjendjeje.
Z. Arben Zenelaj, afarist shqiptar,me banim nē Staten Island,me prejardhje nga Kopliku i Shqipērisē, dhe pjesëmarrēs nē përurim, i ofroi ndihmē konkrete autorit pēr mbulimin e shpenzimeve financiare tē pērkthimit eventual tē librit nē gjuhē tē huaj,me qēllim tē senzibilizimit tē opinionit tē gjërë pēr gjendjen e teksteve shkollore nē gjuhën shqipe nē Mal tē Zi.
Pēr tē gjithē tē pranishmit u shtrua edhe njē koktej rasti, poashtu i sponzoruar nga personat organizatorē tē mbrëmjes së përurimit.
Ky ishte përurimi i tretë i librit tē Flamur Anamalit, pas atij nē Ulqin,në muajin shtator dhe atij nē Pejē, muajin e kaluar.

Staten Island (NY)
Nēntor 2012