Sonte promovimi librit “Pishtarët e Lirisë” të autorit Gjylaver Avdiu

November 18, 2012   | Kulturë / Kultura

Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e librit “Pishtarët e Lirisë” të autorit Gjylaver Avdiu.Promovimi do të mbahet me datën 18.11.2012 në Ostros të Krajës në ora 12:00 dhe në ora 18:00 në restorantin Diamant në Katërkollë.Pas promovimit të librit mbrëmja do të vazhdojë më këngë e valle për nder të 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Jeni të mirëseardhur!

Flower Avdiu Facebook

Mekanizmat e asaj kohe të pakohë Gjylaver Avdiun e denuan me 21 gusht 1983 me procedurë të shpejtë me dy muaj burg, menjëherë pas daljes i ngriten padi penale dhe gjygji i qarkut të Titogradit e dënoi me dy vjet burg në burgun

e Spuzhes.Pas lirimit nga burgu në vitin 1986 e pa të pamundur ekzistencen e tij në vendin e lindjes në Sukubinë dhe duke e ditur se nuk e kishte të mundur të jepte kontribut në vendlindje, me 9 maj 1986 mërgon për në Sh.B.A.Në Sh.B.A u angazhua në klubin “Jusuf Gërvalla”i cili ishte bartës i aktiviteteve për çështjen kombëtare në diasporen e Nju Jorkut.Ka udhëhequr disa demonstrata të cilat në atë kohë organizoheshin në përkrahje të kërkesave të Kosovës në Nju Jork dhe Washington D.C.Një kontribut i tij është edhe dëshmia që dha në vitin 1988 para KËSHILLIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT të Kongresit dhe Senatit Amerikan, ku ishte i ftuar si ish i burgosur politik në ish Jugosllavi.
Elaborimi i tij sidomos për keqpërdorim të nenit 133, për propaganda me gojë në bazë të të cilit dënoheshin shqiptarët në ish Jugosllavi bëri bujë, dhe siç deklaruan disa kongresmen dhe senator ishte ndër shkaqet që administrata amerikane të bëjë presion ndaj qarqeve jugosllave, të cilët pas dy viteve u detzruan ta heqin.Me daljen ne skenë të UÇK-së në vitin 1998 puna e veprimtarëve shqiptarë në diaspore u koncentrua kryesisht në mbledhjen e ndihmave për përkrahjen e luftës së U.Ç.K-së kështu që megjithse nuk i donte titujt, e emëruan sekretar të fondit “Vendlindja thërret”, në Queens e Brooklyn, ku siç dihet ndihma e këti fondi ka qenë jetike për U.Ç.K.-në.Pas mbarimit të luftës në Kosovë, e pasi që me ngadhënjimin e demokracisë edhe situata për shqiptarët në Mal të Zi pak a shumë kishte ndryshuar, me 1 korrik të vitit 2000 sëbashku me familjen u largua nga Amerika dhe u kthye në Ulqin.Megjithse sot jo fort i ri në moshë, është i angazhuar për të dhënë kontributin në vendlindje, sidomos është aktiv në shoqatën e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik shqiptar në Mal të Zi.

Flower Avdiu Facebook