Albana Azizi në MTV Europe Music Awards

November 19, 2012   | Lajmet / Vijesti

Albana Azizi ka qenë një këngëtare tjetër shqiptare e cila ishte e ftuar në spektaklin më të madh muzikor në Evropë, MTV Europe Music Awards. Përveç Rita Orës, e cila pushtoi edhe skenën e evenimentit të televizionit më të madh muzikor në botë, në mesin e “yjeve” të ftuara ishte edhe një tjetër shqiptare. Këngëtarja e talentuar kosovare, e cila vepron në Zvicër, Albana Azizi, po ashtu pati nderin të ishte mysafire e MTV EMA, përkrah shumë këngëtarëve të njohur botërorë.

Albana së fundi pritet të vijë me projekte të reja muzikore, pasi ka lidhur kontratë me një produksion zvicerano-amerikan. Meqenese jemi ne prag te Dites se Flamurit, Jubile Historik me rastin e 100 Vjetorit te Pamvarsise Albana Azizi permes Tung.ch uron gjith Shqiptaret ku do qe jane diten e Flamurit, diten e themelimit te shtetit tone para nje shekulli./tung.ch.