Cungu u takua me konsullin e porsaemëruar të Malit të Zi në Nju Jork

November 19, 2012   | Ngjarjet - Events

Kryetari Cungu u takua me konsullin e porsaemëruar të Malit të Zi në Nju Jork

Sot Kryetari i Komunës së Ulqinit është takuar me konsullin e porsaemëruar të Malit të Zi në Nju Jork Zoran Jankoviq. Me qëllim të bashkëpunimit dhe komunikimit më të mirë të Konsullatës së përgjithshme të Malit të Zi në Nju Jork me mërgimtarët e atjeshëm, z. Jankoviq ka iniciuar vizitat në Komunën e Ulqinit, Komunën e Plavës dhe Komunën e Rozhajës. Ai ka përmendur planet dhe projektet në pozitën e konsullatës, duke theksuar që në këtë moment ndër prioritetet është blerja e aparaturës shtesë për marrjen e të dhënave biometrike si dhe realizimi i projektit “Shtëpia malazeze” në Nju Jork.

Kryetari Cungu e ka përshëndetur iniciativën për këtë takim. Ai e ka njoftuar Jankoviqin me projektet në Komunën e Ulqinit si dhe për mundësitë e ndryshme të investimit të diasporës në Ulqin. Ai ka theksuar që Komuna e Ulqinit është në fazën e punimit të Planit hapësinor urbanistik dhe Planit strategjik të zhvillimit kështu që rrethanat janë të volitshme për përfshirjen e investimeve të planifikuara. Ai gjithashtu ka thënë se është në plan hapja e zyrës së posaçme për diasporë që do të shërbejë si shërbim për nevojat e ndryshme të mërgimtarëve, kështu që bashkëpunimi në këtë pjesë është shumë i rëndësishëm.
Të gjithë janë pajtuar që duhet gjetur një zgjidhje e cila do të mundësonte mbajtjen e të drejtës për nënshtetësi të dyfishtë të mërgimtarëve në Amerikë.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE