Nazif Cungu u takua me Z.Dejan Llukovcin

November 19, 2012   | Ngjarjet - Events

Kryetari Cungu u takua me Dejan Llukovcin me qëllim të themelimit të Këshillit komunal për zhvillim të qëndrueshëm në Komunën e Ulqinit

Sot Kryetari i Komunës së Ulqinit Z. Nazif Cungu u takua me Z.Dejan Llukovc, përfaqsues i Të gjelbërtve në Malin e Zi. Qëllimi i këtij takimi ishte formimi i Këshillit komunal për zhvillim të qëndrueshëm në Komunë të Ulqinit.
Z .Llukovac i njoftoj të pranishmit me procesin dhe qëllimin e themelimit të Këshillit Nacional për zhvillim të qëndrueshëm në Mal të Zi i themeluar në vitin 1992, si fillim për realizimin e kapaciteteve organizuese të Malit të Zi për përcjelljen e asaj që është prioritet botëror, filozofisë së zhvillimit të qëndrueshëm.

Ai theksoj që zhvillimi i cili nuk është i lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe nevojat shoqërore e sociale është zhvillim me defekte dhe për këtë filozofija e zhvillimit të qëndrueshem tashmë është filozofi botërore. Për funksionim më të mirë u konstatua nevoja e formimit të këshilleve të tilla në komunat ku edhe gjinden potencialet, resurset dhe problemet. Formimi i Këshilleve Komunale nënkupton hartimin e planit dhe strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm në vetë komunat.
Kryetari Cungu, përshendeti iniciativën e Të gjelberve për themelimin e një Këshilli të tillë në Ulqin Ai vlerësoi që meqë Komuna e Ulqinit ndodhet në fazën e hartimit te Planit hapsinor, urbanistik dhe Planit strategjik të zhvillimit, këto janë rrethana të favorshëme për realizimin e një projekti të tillë meqë këto janë dokumente të rëndësishëm në fazën kur do të punohet në studimin e dokumenteve, vlerësimin e gjendjes dhe sjelljen e planeve lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Ulqinit.
Përvec Komunës së Ulqinit , për formimin e Këshillit Komunal pozitivisht janë deklaruar edhe pesë komuna të tjera në Mal të Zi Cetinja, Bjello Pole, Plevla, Tivati dhe Kollashini.
Deri më tani Këshilli komunal për zhvillim të qendrueshem ekziston vetem në Danillograd.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE