Termet i fuqisë së lehtë ka goditur Ulqinin

November 19, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Një termet i fuqisë së lehtë ka goditur sonte komunën e Ulqinit, ndërsa nga Instituti Sizmologjik i Mali të Zi kanë thënë se termet nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Tërmeti është ndjerë rreth orës  18:41, 11 kilometra në juglindje nga Ulqini, ndërsa fuqia e tij ka qenë 2.5 shkallë sipas Rihterit.

Thellësia e tërmetit është lokalizuar në thellësinë prej 13 kilometrash.

Nga Instituti Sizmologjik theksojnë se në bazë të modelit numerik të ndryshimit të intensitetit, magintudës dhe thellësisë, tërmeti nuk ka mundur të shkaktoj dëme materiale, raportojnë mediat malazeze.