Vizite nga Ulqini, Mesharit të Gjon Buzukut nëTirane

November 19, 2012   | Kulturë / Kultura

Në sytë e intelektualëve shqiptarë nga Ulqini shihej qartë emocioni i takimit me këto dokumenta kaq të rëndësishëm sidomos ai i mesharit të Gjon Buzukut, një dokument themltar i cili qëndron në fillesat e shkrimit të gjuhës shqipe.

Rastësia ka sjellë që gjatë ditës Dr.Simë Dobreci,Prof.dr.Ruzhdi Ushaku,z.Tahir Tahiri (Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin Zi),publicisti Ibrahim Berjashi dhe z.Kryetari i Komisionit për kulturë,Hajredin Kovaçi,  kanë diskutuar rreth përkthimit të mesharit të ri në gjuhën shqipe i cili është një rishikim i atij të përkthyer disa vite më parë. E pikërisht në këtë ditë ata vizitojnë edhe mesharin që një parardhës i tyre ka shkruar në vjetin 1555.

“Meshari” është ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare, përkrah botimeve të ndjekësve të tij, si Matrënga, Budi, Bardhi, Bogdani, Kazazi, Variboba, etj. Libri është i vendosur në një inkubator, i cili plotëson të gjitha kushtet klimatike në të cilat duhet të qëndrojë libri. Një korrier nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit ka sjellë librin pasditen e 11 nëntorit në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku është pritur nga përfaqësues të MTKRS-së.

Kopja origjinale e Mesharit  e cila daton që nga viti 1555 vjen në Tiranë  me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ndërsa ajo do të qëndrojë e ekspozuar në Bibliotekën  Kombëtare gjatë muajit nëntor.

Meshari i Gjon Buzukut do të ekspozohet  në Bibliotekën Kombëtare ndërsa do të qëndrojë atje deri më datën 28 Nëntor.

Biblioteka Apostolike e Vatikanit pranoi kërkesën e Shqipërisë  për të ekspozuar veprën më të lashtë në gjuhën shqipe, “Mesharin”, në Tiranë.

Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.

Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe.

Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

Lajme nga Ulqini

Foto nga Tahir Tahiri Facebook