KNSH-ja shpreh kënaqësin për lirimin e Haradinaj

November 30, 2012   | Ngjarjet - Events

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Ulqin më,30.11.2012

URIM  KRYETARIT TË  ALEANCËS  PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS 

 

Z. RAMUSH   HARADINAJ

 

I Nderuar  z. Kryetar ,  

 

Në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi  dhe në emrin tim, pranoni urimet ma të sinqerta dhe vëllazënore  me rastin e  lirimit Tuaj dhe bashkëluftëtarëve tuaj nga akuzat e pa bazuara ndaj Jush dhe luftës së UÇK-së.

Me këtë vendim të Gjykatës së  Hagës u konfirmua rruga  e drejte dhe lufta e  pastër e UÇK-së, si  dhe kontributi i Juaj heroik për çlirimin e Kosovës.

Lirimi i Juaj   është një gëzimi i madh për Kosovën dhe qytetarëve te sajë, për shqiptarët  kudo që janë si dhe për ne  shqiptarët në Malin e Zi.

Ardhja e  Juaj në gjirin e Kosovës  në këto ditë të Festës së Flamurit dhe 100 Vjetorit të Pamvarsisë së Shqiperis është dhurata më e bukur dhe më e çmueshme për të gjithë  shqiptarët kudo janë ata.

Urojmë që me veprimtarin Tuaj të ardhshme politike, të kontriboni si deri më tani për një të ardhme më të mirë të popullit të Republikës së Kosovës në përputhje me idealin për të cilin luftuat Ju dhe mbarë populli i Kosovës.

 

Me respekt,

 

Kryetari,

Tahir Tahiri

1