UDSH telegram urimi kryetarit z.Ramush Haradinaj

December 4, 2012   | Ngjarjet - Events

UNIONI  DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE 
THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

 

 

Ulqin,më  04. 12. 2012 v.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Kryetarit z.Ramush Haradinaj

 

Zotëri i nderuar Ramush Hajredini kryetar i AAK, më lejoni që para Unionit Demokratik te Shqiptarëve dhe në emrin tim personal të iu uroj shpalljen e pafajësisë tuaj nga ana e gjykatës se Hagës.

Vendim të cilin gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriot e kanë pritur me gëzim dhe na ka nderuar te gjithëve.

Vendim i cili vërtetoj se lufta juaj dhe e gjithë pjesëtarëve të UÇK-së është dhe do të qëndroj gjithmonë në maje të piedestalit të nderit.

Urojmë dhe besojmë që edhe në paqe do jeni bartësi i atyre vlera dhe virtyte nderi te cilat Shqiptarët i kanë kultivuar me shekuj.

Së pari ju urojmë shëndet juve dhe familjes suaj ,gjithashtu ju urojmë nga zemra suksese te mëtejshme në të gjitha angazhimet tuaja.

 

Edhe një herë urime nga zemra.

 

Kryetari i U D S H-se

Mehmet Zenka

_______________

1