Kryeparlamentari malazias i kërkon Qeverisë së re heqjen e kishës nga Rumia

December 5, 2012   | Rajoni / Region

Podgoricë –  Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq , ditën e mërkurë i ka kërkuar qeverisë së re të kryeministrit Millo Gjukanoviq zgjidhjen e çështjes së kishës në majen  e malit të Rumisë , „të vendoset atje ku nuk lëkund themelet  e vlerave  të Malit të Zi.“
Ai ka nënvizuar  që ministri i urbanizmit dhe kryeministri  ta realizojnë këtë.
“Di shumë kisha  të Kishës ortodokse serbe  nëpër Mal të Zi janë ngritur pa leje nëpër shumë vende.Por, kisha në Rumi duhet të zhvendoset .Ta bartin ku të duan ,atje ku nuk  goditen themelet e vlerave të Malit të Zi „,- nënvizon Krivokapiq .

Kryeparlamentari malazias shton se në Rumi nuk është kishë, por një thikë mbi simbolet e  bashkëjetesës.
Kishën  e metaltë në Rumi në vitin 2005, me  dihmën helikopterit  të ushtrisë seerbomalazeze të atëhershme edhe pa lejen e Ministrisë malazeze të rregullimit  hapësinor.ib.