Thirje publike për projektin „MARUBI”

December 6, 2012   | Ngjarjet - Events

Komuna e Ulqinit, në kuadër të programit për bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi, i finansuar nga Bashkimi Europian, implementon projektin „MARUBI: Një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit ndërmjet Shkod

rës dhe Ulqinit“.
Projekti ka për qëllim zhvillimin e turizmit e këtyre dy vendeve përmes promovimit të trashëgimisë kulturore të përbashkët, në vecanti trashëgiminë e familjes së famshëm fotografëve MARUBI.
Faza e parë e projektit ka për qëllim grumbulimin dhe arhivimin e sa më shumë fotografive e familjes Marubi që mund të gjinden në Mal të Zi, që mund të tregojnë më shumë për historinë e asaj kohe, sidomos foto familjare të pablikuara deri tani.
I FTOJMË TË GJITHË QYTETARËT QË POSEDOJNË FOTOGRAFI TË FOTOGRAFËVE MARUBI OSE QË MENDOJNË QË NJË FOTO MUND TË JETË I FOTOGRAFËVE MARUBI, TI DORËZOJNË TEK ZYRA E KOMUNËS PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR DHE PROJEKTE.
Mund të na kontaktoni në e-mailin qemal.hidrio@ul-gov.me ose në mobil 067 313 983.
FOTOT E DORËZUARA DO TË SHQYRTOHEN NGA NJË KOMISION DHE DO TË PËRZGJIDHEN PËR TË BËRË PJESË E NJË EKSPOZITE TË PËRHERSHËM NË MUZEUN E KALASË SË ULQINIT, GJITHASHTU DO TË ARHIVOHEN NË FOTOTEKËN MARUBI NË SHKODËR,
DUKE CEKUR EMRIN E FAMILJES E CILA E KA DORËZUAR FOTOGRAFINË.