Mali i Zi, në ankth nga cikloni në mbërritje
Policia malazeze dhe metereologët paralajmëruan të premten për të ashtuquajturin “ciklon malazez”, i cili do të sjellë rreshje të dendura dëbore dhe shiu në pothuajse të gjithë territorin e fqinjit tonë verior.
Lajmi u raportua të premten nga e përditshmja malazeze “Vijesti”.Autoritetet kanë paralajmëruar se duke nisur nga dita e sotme, gjatë të gjithë fundjavës, mund të ketë probleme në qarkullimin rrugor dhe bllokime të zonave të ndryshme të vendit.
Dëbora do të jetë e mirëpritur në disa prej destinacioneve malore, si Kolashin dhe Zabljak, që përgatiten për të pritur turistët dimërorë, por pritet me ankth nga shumica e banorëve të vendit me 650 mijë banorë, të cilët kujtojnë ende pasojat e dimrit të ashpër të një viti më parë.
Si rrjedhojë e temperaturave nën mesataren historike dhe rreshjeve të dendura, shumë zona në Malin e Zi mbetën të bllokuar për disa javë në fillim të 2012-s, duke detyruar autoritetet që të furnizonin banorët nga ajri nëpërmjet helikopterëve ushtarakë./Top Channel/
Shtabi operativ shqyrton vërejtjen e entit hidereometereologjike
Shtabi operativ për situatat e jashtëzakonshme shqyrton sot vërejtjen e entit hidrometereologjik dhe sizmik për motin e paralajmëruar te lig i cili gjate vikendit do ta godisë Malin e Zi dhe do ta miratoje planin e aktiviteteve te mëtejme .
Nderkaq Elektroekonomia e Malit te zi ka kumtuar sot se te gjitha ekipet dhe kapacitetet e saj janë ne gatishmëri ne mënyre qe brenda afatit sa me te shkurtër ti zgjidhin problemet eventuale te cilat mund te pasojnë ne rrjete për shkak te motit te lig te paralajmëruar. Përndryshe Ministria e punëve te brendshme u ka dërguar institucioneve kompetente ,udhëheqjeve komunale dhe shërbimeve komunale për mbrojtje dhe shpëtim vërejtje për motin e lig i cili do ta përfshij Malin e Zi nesër dhe pasnesër. Elektroekonomia përkujton se cikloni i paralajmëruar mund te shkaktoje pengesa ne sektorin e transmetimit te energjisë elektrike,ne komunikacion,telekomunikacion dhe ne sektorin e aktiviteteve detare përgjatë bregdetit./TVCG/





