SUP: Të gjithë e “Thyem” ligjin!

December 8, 2012   | Shoqëria / Društvo

SUP, në emrin e tyre dhe të të gjithë përkrahësve të tjerë, u del në përkrahje maturantëve, të cilët me 28 nëntor kanë bërë atë çka kanë ndjerë. Kanë festuar e kënduar për të parët, për flamurin e kombin e tyre, pa prishur qetësinë e rehatinë e askujt dhe asnjërit.
SUP kritikon ashpër nisjen e aktit të penalizimit të shoqeve e shokëve, motrave e vëllezërve në vendlindje, vetëm se këta të fundit janë sjellur natyrshëm në një ditë feste kombëtare.
SUP ndanë bindjen që të tillë veprime bien ndesh rëndë me lirinë dhe të drejtën themelore të njeriut si dhe me qëllimet që në shtetin e ri të Malit të Zi të gjithë të ndihen të barabartë, pavarësisht kombit, fesë apo bindjeve partiake.
Në këto kushte, SUP kërkon hetim ndaj të gjithë pjesëtareve të grupit te vet, përkrahësve të ideve të tyre si dhe familjarëve e dashamirëve të tjerë, të cilët po në këtë ditë bënë të njëjtën gjë siç edhe maturantët e vënë para ligjit, festuan me dinjitet një festë kombëtare.
Nëse kjo është e denueshme, lë të denohemi të gjithë!

Studentët e Ulqinit në Prishtinë Facebook