Nora Istrefi zbulon historinë e fotos nudo në Ulqin – Video

December 10, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Nora Istrefi tregon rastin se si është bërë fotoja e saj nudo në Ulqin, teksa ka qëndruar me shoqe tek një burim shërues për lëkurën.

“E vërteta është kjo, në verë të vitit 2011 isha në Ulqin me shoqen time të ngushtë në “Ladies beach”, një plazh i vogël, ku bëjnë plazh vetëm femra. Unë isha pa bikini të sipërme, sepse nuk është e lejueshme të qëndrosh aty me komplet bikini. Dhe aty nuk lejohen aparate, foto, kontrollohen të gjithë. Ne shkuam aty, sepse buron një ujë i shëndetshëm dhe shërues për lëkuren dhe gjëra të tjera. Aty duke u larë si duket ndonjëra nga femrat ka bërë foto fshehurazi. Jam çuditur kur e kam parë, mezi më është kujtuar, nuk u kam besuar syve, thashë qenkam çmendur” tha Nora, ka deklaruar Nora në një intervistë për Panorama.

Panorama

1