Ligji i ri për të Mirat detare: Komuna Ulqinit 50 % – Të Mirat detare 50 %

December 13, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij janë takuar sot me një delegacion të Ndërmarrjes publike për administrim me të mirat detare të Malit të Zi

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij janë takuar sot me një delegacion të Ndërmarrjes publike për administrim me të mirat detare të Malit të Zi. Në përbërje të këtij delegacioni ishin: drejtori Rajko Baroviq, shefi i shërbimit për zhvillim të qëndrueshëm Aleksandra Ivanoviq, shefi i shërbimit për rregullimin dhe ndërtimin e të mirave detare Rajko Mihoviq, ndihmësi i drejtorit dhe planifikuesi hapësinor Dragan Markoviq, ndihmësi i drejtorit dhe i ngarkuari për kontrollin e zonës së të Mirave detare, Rajko Milloviq.

Në mbledhje është diskutuar për realizimin e planit për vitin 2013, duke përfshirë përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik, fillimin e projekteve dhe projektet e rinj në zonën e të mirave detare në Komunëne Ulqinit. Në bazë të ligjit të ri për të Mirat detare, Komunës së Ulqinit do t’i ndahen 50 % e mjeteve nga të Mirat detare për investime në zonën e të Mirave detare, për ndryshim të 20 % që i janë ndarë deri tash.

Nga projektet e përmendura janë veçuar: projekti i zgjidhjes së re teknike, dmth vazhdimi i molos për skelën e vogël Kacema, rregullimi i skelës së madhe – portit në Ulqin, projekt ky q[ është në përfundim, rregullimi i mendrës, rregullimi i shëtitores prej te lokaliteti i hotelit Galeb deri tek hoteli Albatros, projekt ky që tashmë ka përfunduar, rregullimi i shëtitores në Ranë. Fokusi kryesor i bisedimeve ka qenë Porto Milena dhe iniciativa e pastrimit me qëllim që të krijohen kushtet për projektin e ardhshëm në atë lokacion ku është paraparë marina. Në përgatitje do të marrë pjesë edhe NP të Mirat detare si dhe ministritë përkatëse. Është biseduar edhe për plazhin e Valdanosit dhe nevojës që plazhi të jetë i hapur për të gjithë turistët të cilët do të vizitojnë Ulqinin, për mundësinë e vazhdimit të marrjes së plazheve me qira për një periudhë prej 5 vitesh gjë që do të mundësonte edhe investimet.

Temë e veçantë ka qenë lumi Buna dhe objektet e përkohshme në Bunë si dhe rregullimi i sistemit të kanalizimit për objektet ekzistuese. Kryetari Cungu gjithashtu ka kërkuar që të shqyrtohet problematika e objekteve të cilët i shfrytëzojnë peshkatarët e Ulqinit, për të cilën gjë nevojitet evidenca e peshkatarëve.

Ky ka qenë takimi i parë iniciues në vargun e disa takimeve të planifikuar ku do të shqyrtohen detalisht projektet e përmendura.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

8