Mirenjohje Keshillit Nacional te Shqiptareve ne Malin e Zi

December 13, 2012   | Kulturë / Kultura

NJOFTIM

Kryesia e Lidhjes se Historianeve te Kosoves “ALI HADRI” me rastin e festes se flamurit dhe 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise i ndau Mirenjohje Keshillit Nacional te Shqiptareve, per kontributin e dhene ne bashkimin dhe unifikimin e shqiptareve qe jetojne ne Malin e Zi.
Ceremonia e ndarjes se Mirenjohjes per KNSH-ne u be me rastin e kremtimit te Dites se Flamurit, ne Rozhaje me 16.11.2012 nga anetari i LHK-se,historiani Mr.Shkodran Imeraj i cili pershendeti Manifestimin e Dites se Flamurit dhe uroj KNSH-ne per punen e vet ne afirmimin e identitetit te shqiptareve ne Malin e Zi dhe unifikimin e shqiptareve ne keto troje.
Kjo eshte edhe arsyeja qe duke percjelle punen Tuaj, Lidhja e Historianeve te Kosoves”ALI HADRI” i ndane kete Mirenjohje Keshillit Nacional te Shqiptareve ne Malin e Zi, theksoj historiani Shkodran Imeraj.
Kryetari i KNSH-se, Tahir Tahiri ne fjalen e tij falenderoj perzemersisht Lidhjen e Historianeve te Kosoves per kete Mirenjohje e cila sic theksoj Kryetari Tahiri na obligon qe ne te ardhmen, edhe me shume te angazhohemi te punojme ne drejtim te avansimit te te drejtave te shqiptareve ne Malin e Zi ne te gjitha sferat me interes per ta si popull autokton ne trojet e veta shekullore ne Malin e Zi.

1