Filloi sezoni sportive në Rivieren e Ulqinit – 22€ Pansioni komplet

December 21, 2012   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Rviera e UlqinitUlqini ka kushte të shkëlqyera për përgaditjen e sportistëve

Specialistët e sportit dhe trajnerët vlersojnë unanimisht që Ulqini është një vend ideal për të bërë përgaditjet dimërore për vazhdimin e takimeve të forta të pranverës.
Për këtë arsye, në hotelet ulqinake në Plazhin e Madh, veçanërisht në hotelin ” Olimpik”, në janar, shkurt e mars kërkohet krevate shtesë. Për nevojat e futbolistëve, në këtë vend jan ngritur disa stadiume cilësore.Për atletët, këtu kemi pistën në natyrë dhe pistën e atletikës në stadiumin “Olimpik”,ku ekipi i klubit fudbolistik “Otranti” luan ndeshjet zyrtare.
Për të bërë përgaditjet vijnë në Ulqin ekipet e fudbollit të kategorisë së parë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Për të pas efekt disuazif turizmi  sportive,normal duhet të ulen edhe  çmimet.Prandaj prej momentit që po e vendosim kët shkres fillon edhe zbritja e çmimeve në hotelet e Rivierës se Ulqinit. Ulqini që prej kohësh ka qenë vend ideal për përgatitjet e sportistëve, ndërsa në hotelet në Plazhin e Madh, disa decenie të fundit janë përgatitur sportistët kulmorë nga i tërë Ballkani.

Hotelet e Rivierës së Ulqinit gjenden në kilometrin e dytë të Plazhit të Madh, në një ambient për një kënaqësi ideale dhe rekreacion. Parku i rregulluar, pylli me pisha të larta gjatë bregut të detit, si dhe vet plazhi ranor i gjatë 12 km, janë ambienti më i përshtatshëm natyror për shëtitje dhe vrapime. Nëse me vrapim merreni seriozisht apo edhe jeni atlet profesionist, atëherë keni për të dëshiruar ta shfrytëzoni shtegun për atletikë, apo ndonjërën nga tre trim shtigjet për vrapime. Për atletë aty është poligoni për kërcim së largu dhe për gjuajtjen e gjyles.
bazen-hotel-olimpik-ulcinj-2

«Riviera e Ulqinit» është një vend ideal për dashamirët e sporteve të bardha. Ju rekomandojmë të shfrytëzoni terrenet e reja të tenisit, por nëse jeni fillestar në këtë lloj sporti, mund ta ndiqni shkollën për tenis «Bellevue».

Nëse përcaktimi i juaj është për ndonjërin nga sportet me top, në qarkun e hotelit të caktuar janë 6 terrene për futboll, 2 terrene për futboll të vogël, 3 terrene për basketboll, 2 terrene për volejboll (me fushë prej betoni dhe me rërë) si dhe tavolina për pingpong.

Çmimet në hotelet e Ulqinit, nuk janë shumë të larta.Pansioni sillet prej 22 euro deri në 25 euro në ditë per person.

Pansioni i plot me fjetje në hotelin „Olympic“ kushton 25 euro,kurse të rinjtë deri 16 vjeçar dhe grupet e sportistëve pansioni i plot me fjetje kushton 22 euro,ku  në të njëjtën eshtë e njehsuar edhe taksa e qëndrimit.Sportistët kan në dispozicion ne hotelin „Olympic“7 terene të fudbollit,bazenin dhe shum rekvizite që i takon atyre per stervitje.

Hotelet plotësojnë thuajse të gjitha kërkesat e pushuesve. Dhomat janë komode, me kondicioner, televizor, si dhe minibar. Ndërkohë të gjitha hotelet kanë dhe restorantet e tyre, ku serviren llojet e ndryshme të prodhimeve të detit Ulqinak.
Hotelet “Olympic” dhe “Bellevue” në Plazhin e Madh janë idealë për qëndrimin e sportistëve dhe janë të hapur gjatë tërë vitit, sepse i kanë kushtet e volitshme për punë dhe në periudhën dimërore.

sezona dimrore e sportit ne Ulqin
Edhe këto nuk janë të gjitha

Hotel“Bellevue” e ka ushtrimoren për peshëngritësit profesionalë.

Në qarkun përkatës hotelier gjenden:

– shtatë terrene futbollistike,
– dy terrene për futboll të vogël,
– tetë terrene për tenis dhe shkolla për tenis “Bellevue”,
– tre terrene për basketboll,
– tre trim-shtigje,
– shtegu për vrapim për atletë,
– terreni për hendboll,
– dy terrene për volejboll (prej betoni dhe ranor),
– terrene për forcë,
– tavolina për pingpong,
– vend për kërcim së largu,
– poligon për hedhjen e gjyles,
– sauna,
– basen i mbyllur (dimensionet 18 x 7 m).
– terrene për tenis,
– terren për volejboll,
– terren për futboll të vogël,
– tavolina për pingpong,
– sporte ekstreme: windsurf, katesurf.
sezona dimrore e sportit ne Ulqin.1