Gjeka uron besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjeve

December 25, 2012   | Ngjarjet - Events

gezuar krishtlindjet PD -ULQIN

Ulqin,25 dhjetor 2012-Lideri i Partisë Demokratike,z. Fatmir Gjeka, deputet i Koalicionit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi,u ka dërguar urim  të përzemërt besimtarëve katolikë me rastin e festës së dritës, dashurisë dhe gëzimit,Krishtlindjes.

“Shqiptarët gjatë gjithë historisë mijëvjeçare,kanë festuar bashkë.Vlerat tona shpirtërore,kombëtare,historike,kulturore dhe humane,bëjnë që në mbarë botën spikat tradita e tolerancës fetare dhe uniteti vëllazëror”,- thuhet ndër të tjera në urimin e kryetarit Gjeka dërguar gjithë shqiptarëve të ritit të krishter katolik.

Krishtlindja është festë,që na bashkon e fisnikëron të gjithë shqiptarët.Në emrin tim personal dhe në emrin  e PD,uroj  shendet,progres dhe lumturi të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë,- përfundon  mesazhin z. Gjeka.

Shërbimi për Informim i PD