Festat e fundvitit, nuk u shënua fluks në pikën Sukobinë – Muriqan

January 10, 2013   | Rajoni / Region

Kufiri-Sukobin-MuriqanSHKODER – Festat e fundvitit nuk kanë shënuar fluks në pikën kufitare Muriqan-Sukobinë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Sipas statistikave të marra nga Drejtoria e Policisë Kufitare e Qarkut Shkodër nga data 20 Dhjetor 2012 deri më 2 janar të këtij viti kanë hyrë në pikën kufitare të Muriqanit 7455 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 6040 shtetas shqiptarë.

Po në këtë hark kohor kanë hyrë 11154 shtetas të huaj dhe kanë dalë 5154 persona të huaj. Ndërkohë që sipas të dhënave për sa i përket automjeteve kanë hyrë 3037 dhe kanë dalë 1892 automjete. Kështu në total ka rezultuar se 30392 shtetas të huaj dhe shqiptarë që kanë hyrë dhe dalë. Fluksi më i madh i hyrje-daljeve është shënuar në datat 22 dhe 23 dhjetor.

Gjatë ditëve te fundit të Dhjetorit dhe fillimi i vitit 2013 në pikën kufitare të Muriqanit është punuar me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, për shkak të fluksit të lëvizjes.

Redaksia online
(eç/sç/shqiptarja.com)