Dino Zhygjeli, finalisti i “The Voice of Albania 2”

January 12, 2013   | Lajmet / Vijesti

Dino Zhygjeli ne Voice of Albania2.5Mbremë në emisionin  Voice of Albania u bë e ditur se Aleksandri, Matej, Jozefina, Dino, Mjellma, Keleri, Venera dhe Lindi jane gjysmefinalistet e Voice of Albania 2!

Dino Zhygjeli një emër që ka kapluar shume zemra dhe admirues nga Shqiperia,Kosova  nga Mali i Zi e sidomos nga vendlindja e tijëUlqini. U shfaq kohët e fundit si një talent në spektaklin më të njohur për përzgjedhje të talenteve “The Voice of Albania 2”, nga ku sot, para finales se madhe pas disa shfaqjesh, në mënyrë ekzemplare kualifikohet, përmes televotimit dhe përzgjedhjes se trajnerëve eminente, ndodhet mes gjashtë  zërave me te mire në këtë finale.

Dino Zhygjeli ne Voice of Albania2.2Dino Zhygjeli është nga Ulqini dhe studion në Tiranë për artitekturë. Mbremë Dini  eshtë i nominuar për gjysmefinalistet e Voice of Albania 2.

Dino Zhygjeli ka lindur në Ulqin të Malit të Zi, ku kreu shkollën fillore dhe te mesme, ndërsa studion në Tiranë për artitekturë. Rrjedh nga një familje qytetaresh, me tradite intelektuale dhe kulturore. Dini, edhe pse talentin e tij prej këngëtari e nxori papritur para ca kohësh, ai çdo here ka qene i pasionuar ne jetën kulturore, me pjesëmarrje ne organizimin e aktivitete te ndryshme.

Dino Zhygjeli është tip shume i dashur, i afërt, modest dhe tepër spontan ne paraqitjen para publikut, gjë qe e bënë te dashur ne rrethin ku jeton.
Dino Zhygjeli ne Voice of Albania2.3

Lajme nga Ulqini ju sjell një intervistë ekskluzive me Dino Zhygjelin, finalistin e “The Voice of Albania 2” e përgaditur nga Ilir Berisha.

Tashme jeni pjes e dhe voic of albania 2 , çka ju shtyri të merrni pjes në këtë kompeticion?

Besojë se arsya dhe shtysa kryesore që morra pjesë në The Voice është fakti që mua më pëlqejnë sfidat.E paramendoja si një rrugë ku perfshihesh në Televizion, ke publikun tënd dhe në çdo moment ke njerzit që të mbështesin dhe kjo është një ndjenjë shumë e veçantë.

 Qka pritni nga dhe voic of albania ?

Tashme që jam pjesë e The Voice pritshmerite e mia janë realizuar që tani, dhe puna e përditshme me trajnerin Almen, si dhe shoqeria që kemi në vet anetaret tek voice, është diçka që e zbukuron edhe me shumë këtë experience.
Dino Zhygjeli_Grupi BURN_Tirana

 Tashmë edhe vokalist i grupit BURN si lindi ky bashkpunim?

Djemtë nga Burn më degjuan tek Top Fest, dhe s kaluan shumë kohe deri ke momenti që më kontaktuan dhe më bënë ftesën për të qenë dhe unë anëtar i grupit Burn.Shumë shpejtë u familjarizova me çunat, filluam menjëher me provat për live në Tiranë

Studioni artitektur nëse do ishit përballë një zgjedhje në mes muzikes dhe shkollës cilen do e zgjidhje?

Nuk i ndaj, sepse të dyjat i shoh baraz të rëndesishme në jeten time..

 Projekti juaj që po punoni tani ?

Tani për tani,me grupin Burn kemi përfunduar incizimet e kenges së re, e cila do lancohet së shpejti në treg. Për këtë të fundit do xhirohet dhe një videoklip.

 Flm për biseden diqka për fund?

Ju falenderoj për intervisten,dhe shihemi së shpejti.

Lajme nga Ulqini