Vjedhet flamuri i ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë

January 14, 2013   | Rajoni / Region
Ambasada e Shqiperise ne Podgoric

Foto: Malsia.org

Policia e Malit të Zi ka arrestuar Enver Shabotiqin për shkak të dyshimit se ka thyer ndërtesën e Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë, dhe nga shtiza ka vjedhur flamurin shqiptar, citojnë mediat e Podgoricës drejtorin e policisë së Mal të Zi. Siç raportojnë ato, gjësendet brenda Ambasadës janë shpërndarë nëpër zyra.

Ambasada e Shqipërisë ndodhet në qendër të kryeqytetit të Malit të Zi.

Nuk jepen hollësi për motivin,as për përkatësinë kombëtare të autorit të këtij akti.

Koha Net