Anëtarët e klubit të karatesë “Ulqini” të suksesshëm edhe në vrapim

January 15, 2013   | Sporti / Sport

Klubi Karates Ulqini edhe ne vrapimNë Ulqin, të enjten, më 10 janar 2013, u mbajt vrapimi i dytë ndërkombëtar rrugor “Ulqini 2013”, në organizimin e Komunës së Ulqinit, Federatës së Atletikës të Malit të Zi, SHRS “Belvi” dhe të OJQ “Ulqini Sport”. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të atletikës nga Bosna, Kosova dhe Serbia dhe sportistë nga klube të sporteve të ndryshme nga Ulqini.
Maratoni ne ulqin
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe anëtarët e Klubit të Karatesë “Ulqini”. Djemtë dhe vajzat garuan në dhjetë disiplina nga 12 të cilat ishin të parapara, të ndarë sipas grupmoshave. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë 12 medalje: 5 medalje të arta, 4 të argjendta dhe 3 të bronzta. Me medaljen e artë u kurorëzuan: Ibrahim Zogaj (1998/99), Antigona Rama (1997/96), Hantije Ibroçi (1995/94), Radica Dashiq (seniore) dhe Behlul Peri (seniorë). Me medaljen e argjendtë u kurorëzuan: Emro Bajrami (2002/03), Edin Kraja (1997/96), Gentiana Rama (1995/94) dhe Dragoljub Dashiq (1995/94). Me medaljen e bronztë u kurorëzuan: Adnan Kuqi (2001/200), Nderim Cuca (1998/99) dhe Albion Duraku (1995/94).

Ky është edhe një sukses i anëtarëve të Klubit të karatesë “Ulqini”, sepse nga 12 medalje të arta të mundshme, pesë i morën anëtarët e këtij klubi, çka do të thotë se ishin më të sukseshmit nga klubet e tjerë sportive nga Ulqini. Kjo edhe njëherë dëshmon për përgatitjen e mirë sportive të tyre, jo vetëm në sportin e karatesë. Për organizimin e këtij manifestimi meritat i takojnë punëtorit sportiv Misho Causheviq.

Sërbimi për marrëdhënie me publikun i KK “Ulqini”

1