Mbahet Kuvendi VI Zgjedhor të UDSH-së në Ulqin

January 15, 2013   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti, Politika

Kuvendi VI Zgjedhor të UDSH-se_Ulqin_Mali i ZiNë Kuvendin e gjashtë Zgjedhor  të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, të mbajtur në Ulqin, më 23.12.2012 vit, prej 102 delegatëve të ftuar nga Ulqini,Tuzi,Rozhaja,Plava dhe Gucia marrën pjesë 90 delegat  dhe e zgjodhën kryesin e re të Këshillit Qendror (organit ma të lart të partisë) prej 25 anëtar dhe kryetarin e partisë së UDSH-së.

Kryesia e punës së Kuvendit të VI Zgjedhor

  1. Mehmed Zenka
  2. Hadixhe Gjoni
  3. Enver Dedushaj
  4. Fadil Kajoshaj
  5. Jasmina Hasa

Për anëtarë të Këshillit Qendror  u zgjodhën :

 Dega e  Ulqinit

  1. Hadixhe Gjoni
  2. Jasmina Hasa
  3. Beqir Zati
  4. Gzim Hajdinaga
  5. dr.Xhelal Myrtja
  6. Hysein Ceno Dervishi
  7. Nexhat Hasanaga
  8. Nuro Shata
  9. Gazmond Kaleziq
  10. Enver Sefa
  11. Skender Kaleziqi
  12. Dritan Allaj

Dega e Tuzit

  1. Hamdi Hasani
  2. Enis Gjokaj
  3. Xhevdet Gjokaj
  4. Allmir Lulanaj
  5. Admir Nikaj
  6. Anita Nikaj
  7. Rrustem Dinosha
  8. Sulejman Beqaj

Dega e Plavë dhe Guci

  1. Enver dedushaj
  2. Selim prelvukaj
  3. Musa Goçaj
  4. Sylë Rugova

Dega e Rozhajës

  1. Zeq Daci

Për kryetar të UDSH-së një zëri u zgjodh Mehmed Zenka.  Z..Zenka deri tani ka mbuluar postin e nënkryetarit të partisë në fjalë.

Kurse z.Ferhat Dinosha ,lideri i deri tashëm i UDSH-së u zgjodh kryetari nderi i UDSH-së.

UNIONI  DEMOKRATIK  I  SHQIPTARËVE

PROGRAMI  POLITIK

 

Ulqin, më 23.12.2012

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE (UDSH), i formuar ne nëntor të vitit 1993, është parti nacionale e shqiptarëve në Mal të Zi me traditë tashmë           16-vjeçare parlamentare, që, mbi bazat e standardeve demokratike evropiane dhe Institutit të Aksionit Afirmativ,angazhohet për të përmirësuar pozitën dhe për të definuar statusin e shqiptarëve, si pakicë nacionale në Mal të Zi.

Referendumi i 21 Majit të vitit 2006 ka sjellë pavarësinë e Malit të Zi, që UDSH e ka ndihmuar ne mënyrë aktive e transparente, duke nënshkruar (e vetmja parti shqiptare) Marrëveshjen për veprim të përbashkët me forcat e pavarësisë.         Ky pozicion i drejtë i UDSH është verifikuar me përkrahjen pothuaj plebishitare që shqiptaret ia kanë dhënë pavarësisë së Malit të Zi. Natyrisht se pavarësia shënon fillimin e marrëdhënieve të reja në skenën shoqërore e politike të Malit të Zi.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve, në Programin Politik, patjetër do të inkorporojnë momente e projekte që do të dalin para Malit të Zi në rrugën e tij të integrimeve evropiane e euroatlantike, duke definuar qartë edhe kërkesat e shqiptarëve për një status të veçantë që do të përkonte me standardet demokratike evropiane që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave nacionale në demokracitë  shumënacionale evropiane. Pra, UDSH do të vazhdoj partnerizmin me pushtetet demokratike ne      Mal të Zi dhe veprimin politik institucional, me moton Integrime me Identitet.

Në planin e jashtëm UDSH do të përkrahë:

  • Intergrimin e Malit të Zi në NATO;
  • Intergrimin e Malit të Zi në BE;
  • Intergrimin e Malit të Zi në të gjitha organizatat dhe institucionet relevante politike e ekonomike ndërkombëtare;
  • Vendosjen e raporteve të mira të Malit të Zi me shtetet kyçe të Bashkësisë Ndërkombëtare, sidomos me BE dhe me SHBA;
  • Përmirësimin e marrëdhënieve të mira të Malit të Zi me fqinjët, sidomos me Republikën e Shqipërisë dhe me Kosovën.

Në planin e brendshëm, duke vazhduar partnerizmin institucional me pushtetet demokratike në Mal të Zi, UDSH do të angazhohet veçmas për jetësimin e plotë të Platformës Politike të Vitit 2000, në të gjitha elementet e saj që prodhojnë një autonomi personale me elemente të autonomisë politike, asaj kulturore dhe të autonomisë territoriale për shqiptarët.

Platforma Politike e vitit 2000 (që është e hapur edhe për pakicat tjera nacionale) mbetet pjesë e programit tonë politik.

-Përfaqësimi proporcional në organet dhe në administratën e shtetit

-Decentralizimi i qeverisjes lokale në pajtim me Kartën Evropiane për

Qeverisjen lokale

-Përdorimi i simboleve kombëtare

-Shënim i festave kombëtare

-Shkollimi superior në gjuhem shqipe

-Përmirësimi i plan programeve mësimore

-Gjuha shqipe dhe alfabeti i saj në përdorimi zyrtar, në pajtim me

standardet evropiane

-Kultivimi dhe përparimi i veçorive kulturore e shpirtërore të shqiptarëve

-Përmirësimi i informimit shqip

-Bashkëpunimi demokratik me shqiptarët jashtë Malit të Zi, në të gjitha

fushat

-Ngritja e Institucionit të Ombudsmanit për të drejtat e pakicave

nacionale

-Formimi i Këshillit Nacional të Shqiptarëve

-Themelimi i Fondit të Pakicave Nacionale etj.

Tashmë janë sanksionuar me Kushtetutën e re të Malit të Zi dhe me ligjin për të Drejtat edhe Liritë e Pakicave, ne mendojmë se Instituti i aksionit afirmativ për përfaqësimin  politik të pakicave nacionale, që Kushtetuta e re supozon brenda një dhome të Kuvendit të Malit të Zi, do të merrte shprehjen më të plotë e më efikase në dhomën e dytë të Kuvendit, në formë të Dhomës së Pakicave Nacionale.

Në këtë dhomë do të ishin përfaqësuesit autentik të të gjitha pakicave nacionale dhe pa pëlqimin e 2/3 të grupit parlamentar të pakicës përkatëse ( në rastin tonë të shqiptarëve, dhoma tjetër nuk do të mund të adoptonte ligje që kanë të bëjnë me çështjen fundamentale të identitetit të pakicës. Kështu do të evitohej mbivotimi i pakicës.

Pra, e ashtuquajtura Veto e Pakicës do të përdorej vetëm në raste të rralla, në partitë me standardet ndërkombëtare, por ky do të ishte mekanizmi më i mirë për mbrojtjen e të drejtave kolektive të pakicave nacionale, pra edhe të shqiptarëve, pa penguar aspak proceset demokratike në Mal të Zi. Përkundrazi.

Për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarëve do të jetë i hapur për bashkëpunim me:

-Partitë simotra shqiptare në Mal të Zi;

-Partitë tjera demokratike në Mal të Zi;

-Partitë të shqiptarëve jashtë Malit të Zi;

-Subjekte të shoqërisë civile;

-Subjekte relevante dhe qendra të politikës ndërkombëtare

Kujdes të duhur Unioni Demokratik i Shqiptarëve do ti kushtojë bashkëpunimit dhe kontakteve të rregullta e frytdhënëse më:

-Republikën e Shqipërisë

-Shtetin e ri të Kosovës

-Qendrat e tjera shqiptare

-Diasporën shqiptare

Unioni Demokratik i Shqiptarëve është i vetëdijshëm se Mali i Zi i pavarur do  të ketë sfida të reja dhe në fushën e ekonomisë. Së këndejmi do të përkrahim:

  • kyçjen e Malit të Zi në të gjitha institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë të ekonomisë
  • bashkëpunimin ekonomik të Malit të Zi me Shqipërinë, me Kosovën dhe me fqinjët tjerë
  • Realizimi i marrëveshjes UDSH – PDS për formimin e Komunës së plot të Tuzit
  • krijimin e kushteve për investime të huaja
  • privatizimin e drejtë e sa më të gjerë të pasurisë shoqërore e shtetërore, si në demokracitë evropiane, në pajtim me rregullat e ekonomisë së tregut
  • përmirësimin e defekteve të deritanishme dhe krijimin e kushteve që trevat shqiptare të shfrytëzojnë më tepër resurset e veta natyrore (Ulqin, Plavë, Guci, Tuz, Rozhajë)
  • kthimin e tokave që shqiptarëve u janë marrë gjatë komunizmit, në pajtim me Ligjin ( Rozhajë, Plavë, Guci, Malësi, Ulqin )
  • jetësimin e Konkluzionit të Kuvendit të Malit të Zi që sipërfaqja e “Të Mirave Detare”, në Komunën e Ulqinit të kthehet në kufij ligjorë dhe që sipërfaqet e liruara të funksionalizohet dhe në dobi të buxhetit lokal dhe të qytetarëve të Komunës së Ulqinit
  • kthimin e pasurisë së Valdanosit ish pronarëve në mënyrë që sipërfaqet e marra gjatë komunizmit t’i kthehen destinimit të vjetër
  • valorizimin e Plazhit të Madh, të Adës, të Bunës, të Shasit etj. për qëllime turistike
  • zgjerimin e hapësirës jetësore në rrafshin e Malësisë, ku Agrokombinati 13 Korriku gjatë komunizmit ka zënë sipërfaqe të mëdha etj.

Në pajtim me Ligjin për Kryeqytetin UDSH do të angazhohet që revidimi i statusit të komunës urbane të Tuzit, të avancohet nga niveli i të drejtës së këshilltarëve të Komunës urbane në nivelin e të drejtës së Referendumit të qytetarëve të kësaj komune, për komunë të plotë të Tuzit, posa parametrat ekonomikë të tregojnë se kjo do të ishte e leverdishme për qytetarët e Malësisë.

UDSH do të vazhdoj të angazhohet për pjesëmarrje sa më të lartë të femrës shqiptarë në organet e partisë, në pajtim me standardet evropiane. Për këtë do të kujdeset veçmas Forumi i Gruas i UDSH.

UDSH do të vazhdoj të kyç sa më shumë të rinj në radhët e veta. Pas anëtarësimit masiv të të rinjve në partinë tonë, në të gjithë Degët e saj duhet të pasojë formimi i Forumit Rinor të UDSH.

7