Arrestohet Zanfina Ismajli…arsyeja…

January 17, 2013   | Lajmet / Vijesti

Arrestohet Zanfina IsmajliPër këngëtaren Zanfina Ismajli është lëshuar një fletë arrest për armë mbajtje pa leje.

Sipas disa dokumenteve që ka siguruar indeksonline, Zanfina do të vuaj dënimin me burg për 16 ditë.
Zanfina_Ismaili2
Urdhëri është lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë. E gjithë kjo çështje daton nga mesi i vitit të kaluar, derisa në Urdhër arrest mësohet se Zanfina ka qenë vështirë e kontaktueshme pasi që ka ndërruar vendbanim.Urdhërin nga Gjykata e Qarkut në Pejë do ta ekzekutoj Policia në Stacionin Policorë në Prishtinë.

Indeksonline
Zanfina Ismaili ka gjasa të qëndrojë disa ditë burgun e Prishtinës, pasi në adresë të saj është lëshuar një fletë-arrest, nga një çështje që daton nga viti i kaluar.

I gjithë incidenti ka ndodhur në një koncert, ku Zanfina ka pasur me vete një sprej lotsjellës, dhe rastësisht sigurimi e ka gjetur atë, duke e raportuar menjëherë në polici.

Por e gjithë kjo ka një shpjegim pas vetes. Këngëtarja ka mbajtur me vete sprejin, pas incidentit që i kishte ndodhur në një koncert tjetër, ku njëri nga fansat e pranishëm, e kishe sulmuar atë. Që atëherë, personi nuk e ka lënë të qetë Zanfinën. I njëjti njeri është paraqitur dhe në shtëpinë e saj, duke u bërë ndjekës i frikshëm për këngëtaren.

Zanfina ka bërë të ditur për Telegrafi se pasi fillimisht e ka paraqitur në polici rastin rreth këtij ndjekësi, ajo më pas ka tërhequr akuzat, pasi personi në fjalë ka qenë i sëmurë mendor.

Pas këtij rasti, Zanfina nuk është ndjerë e sigurt, dhe ka mbajtur një sprej lotsjellës, i cili në rast të nevojës për vetëmbrojtje do të mund t’i hynte në punë.

Çështja ka më shumë se një vit që po qarkullon në gjyqin e Pejës, dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar për Zanfinën.

Sipas portalit “Indeksonline”, këngëtarja mund të vuajë 16 ditë burgim, pasi nuk i është përgjigjur ftesave të gjyqit, për shkak të ndërrimit të vendbanimit. /Telegrafi/
Arrestohet Zanfina Ismajli.1