KNSH-ja: Heqja e Lapidarit të dëshmorëve në Preshevë

January 21, 2013   | Shtypi / Mediji

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 04 /13
Ulqin më,20.01.2013

 

KUMTESË  PËR  OPINION

( Heqja e Lapidarit të dëshmorëve në Preshevë)

 

Këshilli  Nacional  i  Shqiptarëve  në  Malin  e  Zi me indinjatë dhe keqardhje  ka ndjekur   aktin brutal e të dhunshëm të heqjes  së Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB- së,  të dielën herët në mëngjes, nga ana e xhandarmërisë serbe , i vendosur nga  përfaqësuesit e  shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në qendër të këtij qyteti.

KNSH, vlerëson se ky veprim i  shtetit  serb ,  paraqet  një akt tipik dhune  e brutaliteti dhe diskriminues për shqiptarët e Luginës së Preshevës, i  cili vjen si pasojë e  urrejtjes ekstreme ndaj Shqiptarëve  autokton të kësaj treve. Ky  akt i dhunës ndaj memorialit të dëshmorëve  i përngjanë tërësisht dhunës dhe politikës millosheviqiane të shekullit të kaluar, politikë kjo e cila fatkeqësisht po kultivohet dhe po  dominon  edhe  sot e  kësaj dite në Serbi.

Këshilli  Nacional , përkrahë në tërësi revoltën e  bashkëkombasve në Luginën e Preshevës duke ndjerë diskriminimin që ju bëhet atyre  në vazhdimësi, si dhe i mbështet  ata në aspiratat  e pandërprera në realizimin  e të gjitha të drejtave kombëtare për të cilën Dëshmorët , dhanë jetën.

KRYETARI

Tahir Tahiri