Niset Vllaznia per ne Ulqin per fazen pergatitore

January 22, 2013   | Sporti / Sport
Skuadra shkodrane u nis paraditen e djeshme drejt Malit te Zi, ku do te qendroje per 12 dite
 Vllaznia - Shkoder
Ekipi i pare i Vllaznise u nis paraditen e djeshme drejt Ulqinit, ku do te zhvilloje fazen pergatitore. Rreth ores 10.00 futbollistet dhe stafi teknik jane grumbulluar ne mjediset e Grand Hotel Europa dhe rreth ores 10.30 te gjithe jane ngjitur ne autobusin zyrtar te Vllaznise per te marre rrugen drejt Ulqinit. Sic dihet tashme, kuqeblute do te qendrojne rreth 12 dite ne mjediset e hotel “Olimpik” ne Ulqin, hotel ky i zgjedhur si me i pershtatshmi nga trajneri Artan Bushati.
Bashke me ekipin kane udhetuar edhe drejtuesit teknik dhe stafi mjekesor i kuqebluve. Gjate qendrimit ne vendin fqinj, Vllaznise pritet t’i shtohen edhe disa futbolliste te tjere cilesore, te cilet tashme jane piketuar nga trajneri Bushati, por qe do te behen publike ne ditet ne vijim.
Para nisjes drejt Ulqinit, te gjithe se bashku kane bere edhe nje foto tradicionale, ne mes te se ciles ishte edhe biznesmeni Agron Cela, i cili tashme eshte ne prag te nenshkrimit te marreveshjes me KF Vllaznia sh.a. per te marre ne bashkadministrim me Bashkine Shkoder Shoqerine Aksionare “Vllaznia”.
Nderkaq, gjate zhvillimit te fazes pergatitore dhe ne periudhen e mbetur deri ne fillimin e ndeshjeve te kampionatit, skuadra shkodrane do ta mbushe me disa miqesore. Trajneri Bushati ka nder mend qe te zhvilloje nje sere takimesh miqesore gjate ketyre diteve. Madje ai ka percaktuar edhe datat e zhvillimit te tyre, teksa ndeshjen e pare do ta luaje me date 23 janar, te dyten me 26 dhe te treten me 29. Keto tre ndeshje do te zhvillohen ne Ulqin me skuadra malazeze. Ne vendin fqinj ndodhet edhe ekipi i Kukesit, por Vllaznia nuk ka planifikuar ndonje ndeshje me te ngaqe do te perballet ne kampionat qe ne javen e dyte.
Artan-Bushati
Prandaj dhe Bushati ka nder mend qe me t’u kthyer ne Shkoder te ndeshet edhe me nje nga skuadrat e Superliges me te cilen ne kampionat ka per te luajtur pas javes se gjashte apo te shtate. Ndersa nje jave perpara ndeshjes se pare te kampionatit me Skenderbeun, Vllaznia do te luaje miqesoren e fundit me Aden ose ekipin e  te rinjve te klubit te vet. “Keto miqesore do te me ndihmoje per te pare gjendjen reale te skuadres, lojtaret qe mund te vijne per prove, por edhe per futur idete e mia tek futbollistet. Pese miqesoret qe do luajme, jam i sigurt qe kane per te na sherbyer aq sa duhet per fazen e dyte te kampionatit”, ka thene Bushati.
20 futbolliste ka seleksionuar trajneri Bushati dhe qe jane nisur per te zhvilluar fazen pergatitore ne Mal te Zi.
Info.Albania
1