Fyle: Mali i Zi duhet t’i zbatojnë reformat për anëtarësim në BE
Fyle: BE-ja e ardhshme do të jetë më ndryshme se e tanishmja

Eurokomisionari për zgjerim, Shtefan Fyle sot para shefave të diplomacive të BE-së deklaroi se vendet-kandidate do t’i bashkohen BE-së e cila do të organizohet më ndryshe se e tanishmja.
“Nga diskutimet të cilat u bënë sot shihet qartë se BE-ja, në të cilën një ditë do të hyjnë vendet të cilat dëshirojnë të inkuadrohen, do të jetë më ndryshme se BE-ja të cilën e njohim ne sot”, theksoi Fyle në fjalimin e tij në takimin joformal të Këshillit ministror në Dublin.
Ai shtoi se në Komision me të madhe po punohet në integrimin e anëtareve të ardhshme me rregullimin e ri ekonomik të BE-së dhe e paralajmëroi Irlandën, e cila kryeson me Këshillin Evropian, se do të jetë “duar plotë” në lidhje me zgjerimin.
Serbia dhe Maqedonia gjatë kryesimit irlandez, i cili zgjat deri më 1 korrik, presin marrjen e datës për fillimin e negociatave, ndërsa Mali i Zi shpreson për hapjen e kapitujve të rinj në negociatat për anëtarësim në BE.
Fyle theksoi para ministrave se tani më e rëndësishme është të ruhet tempoja në procesin e zgjerimit, ndërsa çelësi i suksesit ndodhet në vendet-kandidate të cilat duhet t’i zbatojnë reformat e nevojshme.
Yllpress





