Vllaznia kujtohet ne Ulqin per te bere merkato

January 23, 2013   | Sporti / Sport

Shtohen radhet e kuqebluve, Vllaznia kujtohet ne Ulqin per te bere merkato

vllaznia ne Ulqin
Merkaton qe nuk e beri gjate diteve te para ne Shkoder, Vllaznia po e ben ne Ulqin. Ne kampingun shkodran ne Mal te Zi, dje jane bashkuar me skuadren edhe disa futbolliste te ardhur per prove. Behet fjale per malazezin Nelevic, tre serbet Lucic, Vujaklija e Vlahovic, shkodranin e ardhur nga Kanadaja, Ferhati dhe nje futbollist nga Etiopia me pasaporte italiane. Keta gjashte futbolliste kane zhvilluar seancat e para me skuadren dhe trajneri Bushati tashme do te kete detyren e testimit te tyre.

Testimi i pare do jete pasditen e sotme ne miqesoren qe do te zhvillohet. Nga sa behet e ditur, stafi drejtues i Vllaznise nuk ka nder mend te marre futbolliste qe nuk bejne diferencen me lojtaret aktuale te skuadres. Ne kushte te tilla, te sapoardhurit do kalojne mire ne site.
Deshira e trajnerit Bushati eshte te gjeje nje mbrojtes te majte, nje mesfushor shkaterrues dhe nje sulmues te majte, pa llogaritur ketu mbrojtesin e qendres, teksa mendohet qe te kthehet serish Tefik Osmani pas negociatave qe ka patur me te kandidati per president i Vllaznise, Agron Cela.

Sot miqesore me Ribnicen
Pasditen e sotme, ne oren 14.30 ne nje nga fushat e kompleksit “Olimpik” ne Ulqin, ekipi i Vllaznise do te zhvilloje te paren ndeshje miqesore gjate pergatitores qe po kryen. Trajneri Artan Bushati ka kerkuar te kete 3-4 ose takime gjate dy javeve te qendrimit ne kampingun malazez dhe me rregullimin e tyre eshte marre drejtori sportiv Armir Grima. Per te ka qene paksa e veshtire gjetja e kundershtareve ngaqe ekipet malazeze ende nuk e kane filluar tamam stervitjen, pasi atyre u fillon me vone kampionati.

Ne Mal te Zi, pikerisht ne Tivar, pak kilometra larg Ulqinit, eshte duke u stervitur edhe ekipi i Kukesit, por stafi i Vllaznise nuk ka dashur miqesore ndaj tij, ngaqe vetem pas dy javesh do te ndeshen per kampionat me te.
Drejtues te skuadres shkodrane kane bere te ditur s miqesorja e pare do te luhet me ekipin e vendit te dyte te Kategorise se Dyte te Malit te Zi. Ky ekip eshte Ribnica, ndersa miqesorja e dyte do jete diten e shtune, serish ndaj nje ekip malazez, pikerisht Grbalj.

InfoAlbania