Publikohet guida nga Organizata Tursitike e Ulqinit

January 24, 2013   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam
Guida e Organizates Turistike te Ulqinit

Kliko ne Guiden Turistike te Ulqinit

Guida e mirefillte qe nxjerr ne pah vlerat historike e kulturore te Ulqinit eshte publikuar per turistet nga Organizata Turistike e Ulqinit. Guida eshte nje permbledhje e te gjithe destinacioneve me te mira te Ulqinit ne sitin e specializuar per udhezime turistike Ulcinj Travel. Elementet kulturor te shoqeruar me pamje dhe fakte si dhe informacione rreth atraksioneve me te mëdha ne Ulqin,Valdanos,Shasë,Ada Buna,Plazhi i madhë etj.. Publikimi i gudies së parë të Organizatës Turistike të Ulqinit, mendohet te ngjall me shume interes tek turistet per vizitimin e ketij destinacioni turistikë veç i harruar nga turistët e huaj sikurse gjermanët.Web sajti www.ulcinj.travel gjindet në fazë të konstrukcionit dhe eshtë i paaraqitur para publikut në dy gjuhë,serbe dhe atë angleze.

Diçka për licencimit të guidave turistike

Në këtë mënyrë mund të përgatiten profesionalisht guidat e ardhshme turistike të Ulqinit. Ndërkohë që licencimin e tyre duhet ta marrë në dorë shteti i Malit të Zi. Kështu, Ministria e Turizmit, nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të komisioneve të posaçme për këtë qëllim, duhet të krijojë mundësinë e licencimit të guidave turistike. Në vendet e tjera, duke përfshirë edhe ato fqinje, të drejtën e licencimit të guidave turistike e kanë pikërisht institucionet zyrtare, të cilat përcaktojnë edhe kriteret e një licencimi të tillë. Kështu, kandidatët që kërkojnë të licencohen duhet të kenë formimin e nevojshëm në fushën e turizmit me provime të fituara në fusha të tilla, si: gjeografi, histori, arkeologji, komunikim etj. Gjithashtu, niveli i njohjes së gjuhës së tyre të huaj duhet të vërtetohet nga institucionet përkatëse. Shumë vende përdorin për këtë qëllim dhënien e gjuhës në ambasadat e huaja. Rregullimi i këtij problemi nëpërmjet përgatitjes dhe licencimit të guidave turistike do t’i jepte një tjetër rëndësi dhe seriozitet zhvillimit të turizmit në Ulqin. Ndërkohë që nga ky proces do të ishin përfituese si vetë guidat turistike ulqinake, ashtu dhe agjencitë turistike, të cilat edhe pse do të paguanin më shumë për guidat e tyre, do të ishin më të nderuara dhe në vazhdimësi bashkëpunimi me partnerë të huaj që sjellin turistë në Ulqin.

Mendohet se do jet falas

Botimi përmban në terësi disa faqe. Në të vihet në pah bukuria natyrore, historia dhe kultura e pasur e Ulqinit. Botimi përmban informacion të shoqëuar me foto dhe imazhe mbi gjeografinë, historinë, natyrën, zakonet dhe zhvillimet e fundit demografike në vend. Mendohet se Guida do të shpërndahet falas në hotele dhe zona të tjera turistike në teritorin e komunës së Ulqinit.

2